Duhet të tregojmë vendosmëri, bashkim dhe unitet
Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë mbrëmjen e sotme se tashmë është e qartë për të gjithë se Albin Kurti nuk vepron i vetëm, veçse atë dikush e shtyn për të shkaktuar dhe ngjallur tensione të mëtejshme dhe e vetmja mënyrë për të manovruar në Kosovë e Metohi, është të tregojmë vendosmëri, bashkim e unitet.
“Këtë do të bëjmë” ka nënvizuar ai për TV Pink.
Vuçiq ka thënë se është e kuptueshme se nuk është e mundur që Kurti të tërhiqet vetë nga këto hapa të çmendura që shkaktojnë tensione ndërkohë që dikush e shtyn në këtë drejtim.
“Nuk egzistojnë njerëz të jenë kaq të paqëndrueshëm“, ka thënë ai.
Pyetjes se kush mundet t’a ndalojë Kurtin i cili nuk përjashton viktima në rast se do të hiqen barrikadat, ai ka thënë se ai nuk e di se çfarë do të thotë kjo deklaratë për të.
Ai ka thënë se shqiptarët kanë mbështetjen e Kuintës me fushatë gënjeshtrash dhe të mos thonë që thotë NATO, pasi beson se Kfor dhe NATO merren me punët e tyre në kuadër të Rezolutës së OKB 1244.
“Sot flasin për barrikadat si simbol i diçkaje të tmerrshme, siç flisnin për trenin tonë me mbishkrimin "Sërbia" ku në brendësi gjendeshin të pikturuara manastiret. Kjo ishte arsyeja të lejohej ardhja e ROSU në Jarinje me 17 automjete speciale për të bllokuar dhe krimi ynë i tmerrshëm ishte se donim të hynte një tren mes Kraljevos dhe Mitrovicës së Kosovës“, ka sqaruar ai.
Vuçiq tha se këtu nuk ka parime dhe se këto nuk duhet të priten.
Ai tha se Sërbia do të flasë me të gjithë dhe sot ka biseduar me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO në Napoli, admiralin Stuart Munç ku biseda ka qenë shumë korrekte.
I jam lutur komandantit të NATO të bëjë punën e vet në bazë të Rezolutës 1244, duke shtuar se beson se do ta bëjë por për të gjithë është shumë e qartë se Kurti nuk është i vetëm.
“Në raport me të gjithë të tjerët, ne jemi të dobët por sado të vegjël dhe të dobët të jemi, kur mbrojmë lirinë dhe vatrat tona, atëherë forca jonë është shumë më e madhe.
Vuçiq tha se udhëheq dialog të përditshëm.
“Cfarë tjetër duhet të bëjmë veçse të mirëkuptohemi. Më mirë 1.000 vite të bisedojmë derisa ata të sulmojnë dhe kur të sulmojnë, çfarë prisni të them. Do të marr vendime në përputhje me interesat e popullit tonë“ ka thënë ai.
Vuçiq ka thënë se situata është mjaft e rëndë për Sërbinë, pasi disa mendojnë se është momenti i përshtatshëm të ushtrojnë presion ndaj nesh sepse nuk u pëlqen situata në Ukrainë, pasi nuk janë më 100% të sigurt se pala që mbështesin do të fitojë.
Për këtë arsye, thotë ai, mendojnë se duhet të përfundojmë me Kosovën dhe Metohinë, në mënyrë që Putini të mos i referohet precedentit të Kosovës.
“Ai e tha këtë në disa raste, gjë që ne nuk na pëlqen”. Ai i tha Sholc, Macron-it, Biden-it atë që më konfirmuan. Ai u tha atyre, “për shkak se ju keni krijuar një precedent të Kosovës, këtë gjë do bëj edhe unë në disa zona në Ukrainë”, tha Vuçiq.
Vuçiq theksoi se njerëzit në Kosovë dhe Metohi ndodhen në kushte të vështira pasi vuajnë presione të vazhdueshme.
Duke aluduar për ambasadoren gjermane në Prishtinë, Vuçiq tha se të gjithë duhet të bëjnë deklarata prej ditës së Shën Nikollës e deri në Krishtlindjen Katolike për të pushuar më pas.
Rreth pyetjes në lidhje me Shtabin e Krizave në veri të Kosovës, ai tha se me kënaqësi do të shkonte por askush nuk do ta lejonte.
Ai tha gjithashtu tha se nuk është i sigurtë për ardhjen e tij në këto momente nëse do të ishte e goditur apo jo, për shkak të mesazheve që do të përcillte për qetësimin e situatës, por i druhet nervozizmit tek shqiptarët.
komentet