Dy muaj nga bllokada e mallrave sërbe në Kosovë-dëmi 50 milionë euro, të dy palët e vuajnë

Srpska roba u prodavnicama na severu Kosova
Burim: Kosovo Online

Bojan Staniq nga Sektori për Analizë Strategjike në Odën Ekonomike të Sërbisë, ka thënë sot se dëmi si pasojë e bllokadës së importit të mallrave nga Sërbia në Kosovë po rritet duke thënë se tani kur bëhet fjalë për dërgesat e parealizuara, prekin shifrën e 50 milionë eurove.

“Ekonomia është çështje racionale, ndërsa vendimi i Prishtinës është ekonomikisht joreal dhe shkakton dëm për konsumatorët fundorë në Kosovë e Metohi” tha Staniq për RTS.

Ky i fundit kujtoi se deri më 8 korrik ishte e ndaluar të importohej çdo gjë nga Sërbia qëndrore, kështu që u lejua hyrja e lëndëve të para, gjysëmfabrikave, makinerive dhe pajisjeve, përveç produkteve finale për konsumatorët fundorë në shitje me pakicë.

“Fakti është se dëmi është në rritje, por me intensitet më të ulët se para 8 korrikut. Edhe territori i K&M po vuan, veçanërisht pasi ekonomia është dobët e zhvilluar” spegon Staniq.

Ky i fundit thotë se Prishtina zëvendëson mallrat sërbe me të tjerat nga rajoni-nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut apo Shqipëria, të cilat janë më të shtrenjta.

Ai thotë se mallrat sërbe në Kosovë vitin e kaluar u përfaqësuan me vlerën e 520 milionë eurove, ndërsa Prishtina ka dorëzuar mallra me rreth 50 milionë euro.

"Kemi përvojë nga vitet e mëparshme, kur shkëmbimi u rimëkëmb plotësisht. Megjithatë, aty egzistojnë dhe bojkotime të mallrave, nën fushatat joformale. Kjo nuk ka pasur aspak ndonjë efekt negativ tek ne" thotë Staniq.

Ky i fundit shton se bëhet fjalë për vendime politike por pret që si pasojë e presionit të BE, të shkohet deri në ndalimin e vendimit për bllokimin e mallrave sërbe drejt Kosovës.

"Nëse kriza do të ndalet nesër, do të kishte dëme të pakta në raport me bllokadën e mëhershme. Ajo megjithatë është dëmtuese pasi nuk dimë sesa do të zgjasë" përmbyll Staniq.

Prishtina më 14 qershor ndali hyrjen e kamionëve me targa sërbe sikurse u tha për arsye sigurie.

Kjo ishte përgjigja ndaj arrestimit të tre policëve kosovarë të cilët ndërkohë u lanë të lirë.

Më pas u lejua hyrja e kamionëve me targa sërbe por jo të ngarkuara me mallra sërbe.

Këto ditë po ecet më tej, e ndërkohë Prishtina anulon çertifikatat e rregjistrimit për 15 kompani përfshirë dhe MTS, pasi aty nuk munden më të operojnë.