Eshton: Procesi i dialogut kurrë nuk ka qenë i lehtë, implementimi i marrëveshjeve të firmosura është shumë i rëndësishëm

Filip Riker i Ketrin Ešton na konferenciji u Prištini
Burim: Kosovo Online

Ish përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme Ketrin Eshton ka thënë se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës kurrë nuk ka qenë i lehtë, por implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara përherë do të jetë sfidë dhe shtoi se shpreson që në muajt vijues të shikojë progres në këtë proces.

Eshton në Prishtinë në konferencën Grupi i Ballkanit "Dialogu me Sërbinë: mësimet e së kaluarës për të ardhmen e procesit", ka deklaruar se koha e kaluar në dialog ishte e vështirë dhe sfiduese, në disa momente mjaft komplikuese, por këtë e bërën si pasojë e besimit se e ardhmja e këtij rajoni është në BE.

“Është e rëndësishme që të gjitha vendet e rajonit të bëhen anëtare të BE, flas si dikush që ka dalë nga BE, por nga përvoja ime mund të them se është e rëndësishme që Kosova dhe vendet e tjera të bëhen pjesë e BE. Kjo është mënyra më e mirë për progresin dhe stabilitetin ekonomik. Unë e besoj tek kjo dhe do të vazhdoj të besoj tek kjo" tha Eshton.

Kjo e fundit theksoi se implementimi i marrëveshjeve të arritura, është shumë i rëndësishëm, duke qenë se kontribuon për jetë më të mirë të njerëzve në Kosovë e Sërbi.

“Kjo nuk më takon mua, kjo ju takon juve dhe Sërbisë, ju jeni ata që e drejtuat dialogun. Kur shkruajta librin tentova të spegoj se ishim aty për të ndihmuar dhe mbështetur, por puna më e madhe ishte bërë nga njerëzit në takimet nga Kosova dhe Sërbia dhe shumë zyrtarë që kanë punuar shumë në detaje teknike dhe gjëra që duhet të ndodhnin”, tha ajo.

Dialogu me Sërbinë, siç thotë ajo, për Kosovën ishte mënyra më e mirë që të ecte para.

“Për të bërë diçka të madhe dhe të guximshme, për këtë nevojitet për të qenë të vendosur, të gatshëm për të ndryshuar situatën. Nevojiten që të jeni të gatshëm për kompromis, në BE janë 27 vende të cilat përditë kërkojnë kompromise me qëllim sesi të shkohet deri në rezultatin më të mirë. Nuk duhet të hiqni dorë nga parimet tuaja, nga rruga që keni vizatuar që vendi juaj duhet të lëvizë, nevojitet të gjendet mënyra në të cilën mundeni të bëni ndryshimin, ecni para me hapa të vegjël të cilat do t’ju ndihmojnë për të bërë ide të mëdha" tha Eshton.

Kjo e fundit shpreson që muajt që janë para nesh të shikohet se dialogu ecën përpara.

"Nuk do të jetë e lehtë, por shpresoj që kjo të ndodhë. Shumë njerëz duan të shikojnë sukses, veçanërisht Mirosllav Llajçak, punën e të cilit nuk e vlerësojnë gjithmonë siç duhet. Ai ka punuar për mua dhe me mua për shumë vite dhe është dikush që beson vërtet në të ardhmen e Kosovës”, tha Eshton.

Në konferencën në Prishtinë merrte pjesë edhe diplomati amerikan Filip Riker, i cili ishte një prej folësve, por edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Xhefri Hovenier, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ish kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ish ministri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj.