Gjuriq: Brazili nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq theksoi se pas bisedës me shefin e diplomacisë braziliane Mauro Vieira, se Sëbia dhe në të ardhmen mund të përllogarisë mbështetjen e Brazilit kur është fjala për Kosovën.
Gjuriq kujtoi se vizita e tij në Brazil është vizita e parë e shefit të diplomacisë sërbe pas më shumë se një dekade e gjysmë dhe se ky është moment jashtëzakonisht i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke pasur parasysh se Brazili është ekonomia e dhjetë në botë, më e madhja në Amerikën Latine dhe se luan rol shumë të rëndësishëm në bashkësinë ndërkombëtare, në KB dhe forume të tjera ku vendosen çështjet globale.
"Vizita e sotme përfaqëson hap të rëndësishëm në forcimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Brazilit. Me kolegun brazilian bisedova për shumë tema dhe mora konfirmim tjetër të mbështetjes për integritetin dhe sovranitetin tonë territorial, kur është fjala për Kosovën e Metohinë, ku pozita e Brazilit derimë tani ka qenë e fortë. Mund të përllogarisim mbështetjen e Brazilit për këtë temë shumë të rëndësishme për ne edhe në të ardhmen", theksoi Gjuriq në deklaratë për gazetarët.
Ai tha se biseduan për tema ekonomike, se egziston potencial i madh që Sërbia me këtë vend të BRIKS, ekonomi në rritje, vend që është motor i zhvillimit ekonomik në Amerikën Latine, të ndërtojë mundësi të reja biznesi.
"Pres në periudhën e ardhshme jo vetëm zgjerimin e bazës kontraktuale, por dhe forcimin e lidhjeve në sferën e inovacionit, sektorin teknologjik, në sektorë ku distanca gjeografike nuk do të thotë shumë, por mund të sjellë shumë. Biseduam gjithashtu dhe rreth situatës në botë dhe mes nesh egziston nivel i lartë dakordësie rreth respektimit të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së KB, barazisë mes popujve. Brazili është vend që afërsisht si ne e shikon situatën në botë. Një vend që do paqen, që do sa më shpejt përfundimin e konflikteve në lindje të Europës dhe Lindjen e Mesme", tha Gjuriq.
Ai kujtoi se Brazili prej vitesh ka mbështetur kandidaturën e Sërbisë në KB, ndërsa Sërbia kandidatët e tij.
“Pas bisedës që pata me ministrin e Brazilit, mund të them se Brazili është pothuajse i sigurt se do të jetë edhe në ekspozitën Ekspo”, nënvizoi Gjuriq duke shtuar se Brazili si superfuqi në fushën e sportit dhe kulturës, duhet definitivisht të ketë dhe do të ketë vend të merituar në Ekspo.
Ai theksoi se në Sërbi egziston respekt i madh për politikën që Brazili ndjek dhe për mbështetjen disa dekadashe që i ofron Sërbisë.
“Ndaj pata nderin personal t’i përcillja ftesën e presidentit të Sërbisë, presidentit të Brazilit Lula për të vizituar vendin tonë. Jam i bindur se kjo vizitë e parë në histori e presidentit të Brazilit në Sërbi, do të thoshte shumë për marrëdhëniet tona, por edhe për pozicionimin e Sërbisë si një nga urat e bashkëpunimit mes Europës dhe Amerikës Latine. Di që shumë njerëz dëshirojnë të vendosin në pikëpyetje kursin tonë të politikës së jashtme, por prej këtej dëshiroj të them me vendosmëri se Sërbia do të vijojë të kultivojë e ndërtojë miqësi në të gjithë meridianët dhe kontinentet në interes të qytetarëve të vet të pavarur me qëllim jo vetëm të mbrojë interesat tona kombëtare, por si popull krenar dhe historik të japim kontribut në përputhje me kapacitetet tona, në qetësimin dhe përmirësimin e mundësive globale”, tha Gjuriq.
0 komentet