Gjuriq: Mirënjohje Brazilit për mbështetjen e palëkundur të integritetit territorial të Sërbisë; Vieira: Na lidh miqësi e rrënjosur thellë

Marko Đurić i Mauro VIjeira
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka shprehur sot mirënjohje për Brazilin për mbështetjen e palëkundur në integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë si dhe për çështje të tjera të karakterit nacional për vendin. Ministri i punëve të jashtme të Brazilit Mauro Vieira theksoi se Brazili dhe Sërbia lidhen nga miqësi e rrënjosur thellë që zgjat prej dekadash.

Gjuriq, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun brazilian, tha se gjatë bisedimeve kishin arritur nivel të lartë mirëkuptimi për një numër çështjesh ndërkombëtare dhe tha se Sërbia mbështet fuqishëm përpjekjet e Brazilit për ruajtjen e paqes dhe për bashkëpunimin e aktorëve ndërkombëtarë në baza të barabarta.

"Mirënjohje Brazilit për mbështetjen e vazhdueshme për Sërbinë në organizmat ndërkombëtare, për mbështetjen e vazhdueshme të integritetit dhe sovranitetit territorial dhe për çështje të tjera me rëndësi kombëtare për Sërbinë. Mund të përllogarisni përherë, mbështetjen tonë mjaft luajale e të palëkundur e të vazhdueshme për temat që janë të rëndësishme për ju. Në Sërbi keni mik të sinqertë, luajal e të palëkundur në arenën ndërkombëtare", tha Gjuriq.

Ky i fundit bëri me dije se egziston dëshirë e dyanshme për të pasuruar marrëdhëniet miqësore me bashkëpunim ekonomik, kulturor e politik.

"Konfirmuam gatishmërinë për zgjerim të bazës kontraktuale sesi të inkurajojmë investitorët që të bashkëpunojnë, të punojnë më shumë. Sërbia është vend i mundësive dhe shanseve dhe kur është fjala për bashkëpunimin mes Europës dhe Amerikës Latine, është e pozicionuar unikisht në Europën Juglindore, sepse udhëheq politikë të jashtme të pavarur dhe të mëvetshme që i lejon asaj të ketë marrëveshje të tregtisë së lirë me vendet në lindje, perëndim, veri dhe jug. Me njerëz të talentuar, bashkëpunimi mes Sërbisë dhe Brazilit, jam i bindur, do të jetë i dobishëm për të dy popujt", tha Gjuriq.

Shefi i diplomacisë sërbe falënderoi kolegun e vet për gatishmërinë që të vizitojë Sërbinë, me besimin se kjo vizitë do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve.

"Dua t'i përcjell përshëndetjet e presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, presidentit të Brazilit, Lula da Silva, si dhe të vizitojë Sërbinë. Dhe kur presidenti i Brazilit të vijë në vendin tonë, do të pritet ndryshe dhe me emocione më të forta se në çdo vend tjetër në kontinentin tonë", tha Gjuriq.

Ky i fundit raportoi se bisedimet në Brazilia kishin të bënin dhe me përmirësimin e bashkëpunimit shkencor, arsimor e kulturor, duke shtuar se egziston interesi që në periudhën e ardhshme, autoritetet kombëtare të aviacionit dhe prodhuesit të bashkëpunojnë edhe më shumë. Në këtë kuptim, tha se kompania ajrore kombëtare sërbe "Air Serbia" është e vetmja në Europë që fluturon direkt në SHBA, Rusi dhe Kinë.

Gjuriq tha se për të është nder i madh që pas më shumë se 14 vitesh është ministri i parë i jashtëm që viziton Brazilin nën urimet e qytetarëve dhe lidershipit të këtij vendi me rezultate të jashtëzakonshme sportive dhe sukses në përfaqësuesen e tyre të futbollit në Kampionatin Botëror.

"Përveç sportit, Brazili nën presidentin Lula, është bërë lider në shumë çështje globale. Keni shumë arsye të jeni krenarë për faktin se vitin e kaluar u realizua me sukses menaxhimi i COP30 që solli rezultate dhe qasje ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare që është plotësuese me tonën. Kjo do të thotë se bashkësia ndërkombëtare në udhëheqjen e Brazilit ka një mbështetës të fortë të parimeve të multilateralizmit, Kartës së KB dhe vlerave universale që Sërbia pajtohet", tha Gjuriq.

Vieira: Na lidh miqësi e rrënjosur thellë

Ministri Vieira kujtoi se kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit të Punëve të Jashtme të Sërbisë në Brazil qysh nga viti 2012.

"Gjatë gjithë këtyre viteve ne nuk u larguam, por kontaktet tona ishin në nivel të lartë dhe të shpeshta", spegoi Vieira.

Në lidhje me këtë ai vuri në dukje takimet e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Brazilit me Gjuriqin në margjinat e tubimeve ndërkombëtare.

“Beogradi dhe Sërbia kanë miqësi të thellë, që daton qysh nga epoka e Jugosllavisë. Jugosllavia ishte vendi i parë që çeli përfaqësi diplomatike në Brazilia në vitin 1965”, kujtoi Vieira.

Ai uroi Sërbinë për fitimin e Ekspo të vitit 2027 duke thënë se ka marrë informacionet më të fundit për përgatitjet prej ministrit Gjuriq.

Tha se Brazili është i ftuar që të marrë pjesë dhe të vlerësojë mundësitë.

Vieira tha se bisedimet u fokusuan veçanërisht për bashkëpunimin dypalësh në tregti, investime, mbrojtje dhe aviacion.

"Në planin ekonomik, u pajtuam se egziston potencial i madh që duhet shfrytëzuar. Prania e kompanive braziliane në Sërbi po rritet. Shitjet totale të mallrave arritën në 126 milionë dollarë, çka është rritje prej 43% në raport me vitin e kaluar", spegoi shefi i diplomacisë braziliane.

Ky i fundit tha se vlerësuan se egziston hapësirë ​​për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

"Tregu sërb mund të jetë platformë privilegjuese për kompanitë braziliane për qasje në rajonin ballkanik" spegoi Vieira.

Ai theksoi se Brazili është investitor i rëndësishëm në Sërbi, duke kujtuar se Galenika ishte investimi i parë i madh nga vendi i tij.

Shprehu kënaqësinë që Galenika u zgjerua në tregun slloven me blerjen e Sanofarm.

Vieira tha se egziston mundësi për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e aviacionit, duke u shprehur se Embraer është gati të thellojë bashkëpunimin.

Ai falënderoi Sërbinë që votoi për kandidatin brazilian për Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Nju Jork.

Vijeira tha se vizita e Gjuriqit ishte mundësi për bisedime për tema multilaterale.

Kështu u diskutua për zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm të KB i cili u shpreh se ka paraqitur kandidaturën e një kandidateje nga Brazili.

“Kjo vizitë është fillimi i raportit të ri personal që do të thellojë lidhjet mes dy vendeve tona”, nënvizoi Vieira.