Gjuriq për pjesmarrjen në seancën e OSHA: Lufta për K&M vijon në të gjithë meridianët
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq në përfundim të pjesmarrjes në seancën e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAD) në Panama, theksoi se për Sërbinë është e rëndësishme që të përfitojë dhe partnerë në bashkësinë ndërkombëtare që gjeografikisht janë larg dhe për integritetin territorial, sovranitetin dhe çështjeve parimore, nën mesazhin se lufta për Kosovën dhe prioritetet e tjera kombëtare, vijon në të gjithë meridianët.
Gjuriq u shpreh se Sërbia dhe Panamaja nënshkruan marrëveshje që do t’u mundësojë qytetarëve të Sërbisë që të udhëtojnë pa viza në këtë vend.
“Kjo është e rëndësishme dhe për indeksiin e pasaportës sonë pasi të udhëtimi në sa më shumë vende pa viza, vlerëson pasaportën dhe vendi kuotohet më mirë. Nënshkruam dhe marrëveshjen për bashkëpunimin e akademisë diplomatike. Është e rëndësishme për Sërbinë që të përfitojë dhe ata partnerë në bashkësinë ndërkombëtare që gjeografikisht janë larg dhe për integritetin territorial dhe sovranitetin dhe çështjet parimore. Sërbia kërkon partneritet me vendet që mbështesin zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, të drejtën ndërkombëtare dhe që janë për bashkëpunim pragmatik, që janë përgjithësisht të interesuar që të asistojnë në Ekspo”, tha Gjuriq.
Ministri vuri në dukje se bisedoi dhe me përfaqësues të shteteve karaibe Sent Vinsent dhe Grenadina, duke shtuar se fjala është për vend që nuk pranon shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe që do të marrin pjesë në ekspozitën Ekspo në Beograd.
“Për ne nuk egzistojnë shtete të vogla apo të mëdha. Duam të kemi sa më shumë shtete në botë. Kjo është domethënëse dhe për pozicionimin në Europë dhe për ekonominë tonë” tha Gjuriq.
Ndau përshtypjet me seancën e OSHA që atmosfera në rajonin e Amerikës Latine e Qëndrore është nën sfida me të cilat përballet, bëhet më stabile dhe më e mirë sesa në kontinentin europian.
"Ky duhet të jetë paralajmërim dhe një shenjë paralajmëruese për ne, se duhet të përshpejtojmë konsolidimin, afrimin dhe pajtimin e ndërsjelltë në Europë, sepse konkurrenca globale dhe shpejtësia e zhvillimit të ngjarjeve, në sferën e teknologjisë dhe sigurisë ndërkombëtare, nuk lejojnë gjendjen e tashme që kemi dhe kjo është se kemi hezitim kur bëhet fjalë për zgjerim, tensione politike, madje dhe konflikt të armatosur në lindje. E gjithë kjo kontinentin tonë e vendos, me të cilin jemi të lidhur direkt pavarësisht faktit se jemi një vend sovran me krenari, në pozitë që nuk është optimale", spegoi Gjuriq.
Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se ishte i kënaqur me rezultatet e qëndrimit të tij në Panama dhe shtoi se vijon me mbrojtjen e pozitës së Sërbisë në të gjitha meridianët.
"Lufta për Kosovën e Metohinë dhe për qëllime e prioritete të tjera kombëtare duhet të vazhdojë dhe do të vazhdojë në të gjitha meridianët", nënvizoi Gjuriq.
Ky i fundit njoftoi se nga Panamaja udhëton për në Brazil për vizitë zyrtare.
"Do të jem ministri i parë i Punëve të Jashtme të Sërbisë pas 15 vitesh që do të vizitoj zyrtarisht një nga ekonomitë më të mëdha të botës, vend që na mbështet në një sërë çështjesh, që përfaqëson potencial të madh për bashkëpunim ekonomik dhe çdo bashkëpunim tjetër. Padyshim një nga vendet e së ardhmes", konkludoi Gjuriq.
Me sekretarin e përgjithshëm të OSHA: Mes anëtarëve të organizatës numër i madh shtetesh mike me të cilat Sërbia ndan vlera të përbashkëta
Gjuriq në bisedë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate të shteteve amerikane Albert Ramdin konsideroi rëndësinë e multilateralizmit, bashkëpunimit dhe dialogut në arenën ndërkombëtare në botën që ndryshon.
Sikurse thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Gjuriq tha në takim se ishte nder i madh për të, që dhe këtë vit si përfaqësues i Sërbisë, të merrte pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OSHA në Panama.
Ai njohu Ramdinin për përgatitjet intensive për mbajtjen e Ekspozitës së Specializuar Expo 2027 dhe shpresoi se OSHA do t’a njohë rëndësinë e këtij manifestimi global dhe do t'i bashkohet organizatave të shumta ndërkombëtare që tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Përcolli dhe ftesën tek Ramdini që të vizitojë Sërbinë dhe të asistojë në panairin Ekspo 2027 në kryeqytetin e Sërbisë që do të bëhet vend për takime ndërkombëtare, dialogje, inovacione dhe vend për prezantimin e arritjeve më të mira të njerëzimit. Shprehu pritshmërinë se Beogradi në këtë ekspozitë prestigjoze botërore, do të jetë në gjendje të ftojë sa më shumë në numër, vende anëtare të OSHA. Ai tha se Sërbia i kushton rëndësi të madhe aktiviteteve të OSHA në të cilën ka statusin e vëzhguesit që nga viti 2002, duke theksuar se vendi ynë përpiqet të përmirësojë bashkëpunimin me shtetet anëtare të këtij forumi, duke ndërtuar ura bashkëpunimi edhe në këtë pjesë të botës.
Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se për Sërbinë me rëndësi të veçantë është fakti që mes anëtarëve të OSHA ndodhen numër i madh shtetesh mike me të cilat ndajnë vlera të përbashkëta dhe që tregojnë mirëkuptim për pozitën dhe çështjet e rëndësishme për ruajtjen e interesave tona kombëtare.
0 komentet