Gjuriq dënon sulmin ndaj objekteve civile në aerodromin e Riadit
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq dënoi sulmin vdekjeprurës ndaj objekteve civile në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Halid“ në Riad, duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurve duke theksuar se Sërbia qëndron në solidaritet me Arabinë Saudite dhe popullin e saj.
“Dënoj ashpër sulmin vdekjeprurës ndaj objekteve civile në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Mbreti Halid’ në Riad. U shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të gjitha viktimave dhe uroj shërim të shpejtë e të plotë për të gjithë të lënduarit“, shkruan Gjuriq në postim në rrjetin social “X“.
Ai theksoi se Sërbia qëndron në solidaritet me Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe popullin e tij.
Të paktën 12 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën në sulmin në Aeroportin Ndërkombëtar “Mbreti Halid“ në Riad. Shpërthimi pasoi me sulmin në aeroportin e Riadit më herët këtë të dielë në të cilën humbën jetën katër persona, u plagosën shumë njerëz, ndërsa avioni i kompanisë “Saudija“ u dëmtua.
Mjaft linja ajrore ndaluan apo anuluan fluturimet drejt kryesytetit të Arabisë Saudite dhe kjo fill para mbajtjes së konferencës së madhe për energjitikën dhe investimeve në Riad.
komentet