Gjuriq falenderon Uruguajin dhe Argjentinën për pozitën parimore për mosnjohjen e Kosovës
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq në Panama Siti, në takime të veçanta, ka biseduar me ministrin uruguajan të punëve të jashtme Mario Lubetkin dhe shefin e diplomacisë së Argjentinës Pablo Kirno të cilëve u shprehu mirënjohje për pozitën parimore të vendeve të tyre në këndvështrimin e mosnjohjes së Kosovës.
Gjatë takimit në kuadër të Asamblesë së 56 të Përgjithshme të Organizatës së Shteteve Amerikane, Gjuriq dhe Lubetkin vlerësuan se egziston hapësirë e rëndësishme për përmirësim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Uruguajit në planin dypalësh e shumëpalësh nën dialogun e përkushtuar të përbashkët, stabilitetit dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare.
Shefi i diplomacisë sërbe u shpreh në atë që vizionet e të dy vendeve janë kompletuese, duke vlerësuar se bashkëpunimi i Sërbisë me shtetet e OSHA, është avantazh krahasues, veçanërisht në ndryshimet e skenarit aktual gjeopolitik.
“Gjuriq i shprehu mirënjohjen Uruguajit për pozitën parimore në këndvështrimin e mosnjohjes së shpalljes së njëanshme të pavarësisë së të ashtuquajtur Kosovë, duke thënë se Sërbia çmon lart dhe pandërprerë respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, sovranitetin dhe integritetin territorial” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Gjuriq i prezantoi bashkëbiseduesit dhe potencialet e panairit të specializuar Ekspo 2027 në Beograd, si dhe mundësitë për lidhje të mëtejshme të Sërbisë me Uruguajin dhe partnerët nga Amerika Latine në fushat e inovacionit, turizmit, shkëmbimeve kulturore dhe iniciativave zhvilluese dhe shpresoi se do të kenë mundësi të ftojmë Uruguajin në këtë manifestim prestigjoz.
Bashkëbiseduesit shqyrtuan dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në fushat me interes reciprok duke patur parasysh se për këtë egziston potencial.
Në takim u theksua dhe rëndësia e Asamblesë së Përgjithshme të këtij viti të OSHA si dhe platforma në të cilën Sërbia shikohet si mysafire e mirëpritur dhe një nga përfaqësueset e rralla europiane.
Gjuriq ftoi kolegun uruguajan që të vizitojë Sërbinë në periudhën pasuese me synim forcimin e lidhjeve dhe përmirësimin e dialogut politik mes dy vendeve.
Kirno: Argjentina çmon përpjekjet e Sërbisë në vendosjen e urave me vendet e Amerikës Latine
Gjuriq u takua dhe me ministrin e punëve të jashtme, të tregtisë ndërkombëtare dhe klerit të Argjentinës Pablo Kirno ku theksoi se Argjentina çmon lart përpjekjet që Sërbia investon në krijimin e urave me vendet e Amerikës Latine.
“Gjuriq theksoi se Sërbia çmon lart pozitën parimore të Argjentinës për çështjen e mosnjohjes së njëanshme të shpalljes së pavarësisë së të ashtuquajturës Kosovë, si dhe mbështetjen që Argjentina i ofron Sërbisë tek organizmat ndërkombëtare” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Bashkëbiseduesit u dakordësuan se marrëdhëniet e Sërbisë dhe Argjentinës karakterizohen nga përafërsia e madhe në këndvështrimin e respektimit të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe nën potencialin egzistues për bashkëpunim, krijohet themel për përmirësim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ministri Gjuriq gjatë bisedës theksoi në veçanti dhe do të çmonte mjaft pjesmarrjen e Republikës së Argjentinës në Ekspozitën e Specializuar Ekspo 2027 në Beograd, duke i përcjellë ftesë këtij vendi që t’i bashkohet ngjarjes më të madhe ndërkombëtare që Sërbia do të organizojë vitin e ardhshëm.
Shefi i diplomacisë sërbe i përcolli ftesë ministrit Kirno që të vizitojë Republikën e Sërbisë duke vlerësuar se kjo vizitë do të nxiste edhe më, forcimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh mes Sërbisë dhe Argjentinës.
0 komentet