Gjuriq në Panama: Afirmimi i pozitës sonë për çështjen e K&M synim i rëndësishëm i Sërbisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha se synimi i Sërbisë në Panama është afirmimi i marrëdhënieve dypalëshe me vendet në këtë pjesë të botës. Pozita e Sërbisë për çështjen e Kosovës pra ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë, por dhe parimit të multilateralizmit dhe të drejtës ndërkombëtare.
Gjuriq theksoi se një prej synimeve është dhe promovimi i Ekspo dhe trërheqja e shteteve të reja për pjesmarrje.
“Ky është rast që të freskojmë pamjen e vendit tonë” tha Gjuriq ku në Panama asiston në Asamblenë e Përgjithshme të 56 të Organizatës së Shteteve Amerikane dhe në Takimin e 31 të Këshillit të Ministrave të Shoqatës së Shteteve Karaibe.
“Sërbia përbën 57% të ekonomisë në rajon” ka thënë ai duke shtuar se Beogradi ushqen forcimin e marrëdhënieve me vendet e Amerikës Latine.
Ai tha se Sërbia ka marrëdhënie të mira me vendet afrikane e aziatike më shumë sesa shumica e shteteve të tjera të rajonit dhe vijon që të thellojë marrëdhëniet me vendet e Amerikës Veriore e Jugore.
“Qytetarët e Sërbisë duhet të dinë se këtu jemi prej dekadash dhe do të vijojmë traditën e bashkëpunimit të brezave me këto vende dhe sot e thellojmë“, tha ai dhe shtoi se Sërbia mbështet Shoqatën e shteteve karaibe dhe Organizatën e shteteve amerikane.
Sipas fjalëve të tij, Sërbia është njohur si aktor parësor në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Gjuriq theksoi se egziston arsye nga e cila dhe përfaqësues të vendeve të mëdha asistojnë në takime në Panama dhe shtoi se delegacioni sërb shfrytëzon çdo moment për sa më shumë takime për promovimin e Ekspo dhe ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit.
“Sërbia lobon në 365 ditët e vitit në të gjithë meridianët për ruajtjen e integritetit të vet territorial dhe sovranitetit dhe nuk ka pikë në planetin Tokë që është shumë larg që të mos kemi ardhur për të shfaqur argumentet tona. Ndaj jemi këtu dhe për Ekspo dhe për Kosovën e Metohinë dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera që dëshirojmë të kemi në këtë pjesë të botës”, tha ai.
Gjuriq tha se është mirë që Sërbia gjen vendin e vet dhe të bëhet e gjallë në këtë pjesë të botës si një prej portave hyrëse për Europën.
0 komentet