Gjuriq: Në Amerikën Qëndrore e Latine kemi bazë tek vendet që mbështesin integritetin tonë territorial
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot në Panama nga ku asiston në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Shteteve Amerikane, se Sërbia në Amerikën Qëndrore e Latine ka bazë në vendet që mbështesin sovranitetin e saj dhe integritetin territorial.
"Është e shkëlqyer për Sërbinë çka këtu përfaqësohet dhe çka profilizohet si një nga vendet që dëshiron të jetë urë mes Europës dhe Amerikës Qëndrore e Latine. Prania jonë këtu nuk është akt i vetëm, ne kemi ardhur këtu prej vitesh", u tha Gjuriq gazetarëve.
Tha se pati biseda të dobishme me ministrat nga rajoni i Amerikës Qëndrore e Latine, si dhe me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Amerikane.
"Nuk duhet të flas sesa domethënëse është çka këtu kemi bazë vendesh që na mbështesin kur është fjala për integritetin dhe sovranitetin tonë territorial. Kjo është diçka për të cilën duhet të punohet vazhdimisht. Të mos mendojmë se mjafton t’a marrim gjithçka të mirëqenë dhe të presim, nëse nuk komunikojmë dhe nëse nuk bashkëpunojmë, nuk do të përllogarisim dot mbështetjen e tyre. Vetëm nëse vazhdojmë të punojmë, të lidhemi me interesa, politikisht dhe në çdo mënyrë tjetër, mund të mbështetemi këtu tek baza mbështetëse", spegoi Gjuriq.
Ky i fundit shprehu bindjen se në të ardhmen bashkëpunimi mes Europës dhe vendeve të Amerikës Qëndrore e Latine, do të përfaqësojë një nga motorët kryesorë të zhvillimit të përgjithshëm ekonomik, teknologjik dhe sa më të gjerë të mundshëm në të dyja anët e Atlantikut dhe se për Sërbinë si vend i vogël, e rëndësishme është që të jetë pioniere e kësaj lidhjeje.
Ai shtoi se përshtypja e tij pas një sërë takimesh është se atmosfera në tubim është shumë më e mirë, miqësore dhe e qetë sesa mund të përjetohet shpesh në takimet rajonale apo europiane, çka siç tha ai, duhet t'i shqetësojë të gjithë në një farë mënyre.
Shtoi se në takimet dhe tubimet në nivel të Europës por dhe të rajonit, atmosfera është e rëndë dhe më pak e orientuar drejt së ardhmes, sesa në rastin e samitit të Organizatës së Shteteve Amerikane në Panama.
Gjuriq u shpreh se mes temave të rëndësishme të bisedimeve të tij, ishte Ekspo dhe se priten konfirmime të reja për pjesëmarrje në Ekspozitën Botërore vitin e ardhshëm në Beograd.
Vuri në dukje dhe nënshkrimin e dy marrëveshjeve të rëndësishme mes Sërbisë dhe Panamasë.
Duke i’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Gjuriq tha se vlerësohet shumë kur dikush nga ministrat europianë përpiqet dhe tregon respekt ndaj kësaj organizate.
Sipas fjalëve të tij, nga Europa vetëm kolegu i tij sllovak asistonte në tubim dhe se pjesëmarrja e ministrave nga Europa është më shumë përjashtim sesa rregull.
"Kjo është pjesëmarrja ime e tretë si ministër i Punëve të Jashtme të Sërbisë. Këtu çmohet mjaft kur një nga ministrat europianë përpiqet dhe tregon respekt ndaj kësaj organizate. Përpjekja ivestohet sot për të ndërtuar bazë kontraktuale në marrëdhëniet me vendet e kësaj organizate, për bashkëpunim ekonomik, do të kthehet shumëfish në vitet që vijnë. Dëshiroj që Sërbia të shfrytëzojë rstin që egziston këtu. Të mos harrojmë se në botën e sotme, e cila praktikisht më e keqe se luftërat dhe tërmetet, Amerika Latine e Qëndrore mban shkallë të qëndrueshme të rritjes ekonomike dhe paqes me pak incidente, ndërsa me potencialin e saj shkencor dhe të përgjithshëm shoqëror, paraqet një nga zonat e shpresës për të ardhmen e njerëzimit", tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se politika e jashtme e pavarur parimore dhe konsistente, e definuar nga qeveria sërbe dhe presidenti, çmohet në Amerikën Latine e Qëndrore dhe se përjetohet si shans për këtë pjesë të botës për lidhje me Europën.
0 komentet