Gërlliq me Radmanin: Sigurimi i barazisë për të tri popujt në B&H në përputhje me Dejtonin

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot në Beograd me ministrin e punëve të jashtme dhe çështjeve europiane të Kroacisë Gordan Gërlliq Radman. Gjuriq në bisedë theksoi se kujdesi për raporte të fqinjësisë së mire, është një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Sërbisë dhe konstatoi se rajonit i nevojitet më shumë dialog dhe hapa konkretë që përmirësojnë besimin dhe bashkëpunimin.
Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e MPJ të Sërbisë, ministrat në takim kanë shqyrtuar mjaft tema të interesit të përbashkët.
Rëndësi të veçantë në bisedime i’u dha aspekteve të ndryshme të zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit dhe u arrit shkallë e lartë dakordësie rreth nevojshmërisë që në proçeset politike të sigurohet barazia për të tri popujt, si dhe respektim i plotë i kompetencave të entiteteve-Republika Sërbe dhe Federata e B&H në përputhje me strukturën e Dejtonit.
Ministrat kanë biseduar dhe rreth modeleve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe vazhdimin e punës sipas parimit të segmentit të dyfishtë çka nënkupton njëkohësisht zhvillimin e projekteve të tashme dhe të ardhshme dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura nga e kaluara.
Ministri Gjuriq ka thënë se kujdesi për raporte të fqinjësisë së mire, është një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Sërbisë duke theksuar rëndësinë e punës për përmirësimin e trafikut dhe lidhjeve të tjera ndërkufitare dhe mbështeti përshpejtimin e punës së koordinatorëve dhe komisioneve të përziera për çështjet e hapura.
Në takim kanë asistuar dhe marrë pjesë aktivisht në bisedime përfaqësues të komitetit sërb e kroat.
Sipas fjalëve të Gjuriqit, Sërbia është e interesuar në përmirësimin e bashkëpunimit të dobishëm reciprok me Kroacinë, në baza të barabarta, si dhe në forcimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe marrëdhenieve të tjera me përmirësimin e vazhdueshëm të pozitës së popullit sërb në Kroaci dhe të kroatëve në Sërbi.
Ministri Gjuriq konstatoi se ruajtja e stabilitetit rajonal dhe shanset për zhvillim të vazhdueshëm ekonomik dhe përshpejtim të eurointegrimit të Ballkanit Perëndimor, duhet të jetë detyrim i përbashkët i të gjitha strukturave politike të zgjedhura demokratikisht në rajon.
Rajonit, sikurse tha, i nevojitet më shumë dialog dhe hapa konkrete që përmirësojnë besimin dhe bashkëpunimin.
0 komentet