Gjuriq me Litvinenkon: Qëndrim parimor i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të Sërbisë

Marko Đurić i Oleksandar Litvinenko
Burim: Instagram

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ambasadorin e Ukrainës në Beograd Oleksandër Litvinenko të cilit i përcolli mirënjohje për qëndrimin parimor të Ukrainës për çështjen e respektimit të integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë.

“Gjatë bisedimeve të sotme me ambasadorin e Ukrainës në Sërbi, Oleksandër Litvinenko, kam theksuar gatishmërinë tonë për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik, mbajtjen e konsultimeve politike dypalëshe dhe përmirësimin e bashkëpunimit të tregtisë mes dy vendeve në periudhën pasuese”, ka shkruar Gjuriq në Instagram.

Ai vuri në dukje se meqenëse Sërbia dhe Ukraina tradicionalisht kultivojnë marrëdhënie mjaft kualitative, shpreson të konfirmojë pjesëmarrjen e palës ukrainase në ekspozitën e ardhshme të specializuar Ekspo 2027.

“Ambasadorit Litvinenko i uroj mjaft sukses në ushtrimin e detyrës diplomatike dhe qëndrim të këndshëm në Republikën e Sërbisë”, ka shtuar Gjuriq.