Gjuriq: Dialogu nuk është dhe nuk do të jetë për njohjen e ndërsjelltë, por për themelimin e BKS
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha sot nga Brukseli se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është dhe nuk do të jetë dhe nuk mundet të jetë dialog për njohjen e ndërsjelltë, por mund dhe duhet të jetë dialog për themelimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Gjuriq pas takimit me të dërguarin special të Unionit Europian për dialog Peter Sorensen, tha se politika e qartë dhe pamëdyshje e Sërbisë është që BKS të mbetet prioritet dhe kornizë për ndërtimin e kapaciteteve institucionale të sërbëve dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre kolektive.
"Insistojmë tek zbatimi i marrëveshjes për BKS si kusht pa të cilën nuk mund të ndërtohet besimi dhe normalizimi i marrëdhënieve, që është thelbi i proçesit", u tha Gjuriq gazetarëve.
Duke i’u referuar deklaratës së përfaqësuesit të Prishtinës në Bruksel, Glauk Konjufca, i cili përsëriti kërkesën për njohje të ndërsjelltë, Gjuriq tha se dialogu në Bruksel-është dialog për themelimin e BKS.
"Le të mos ketë dilema, për Sërbinë, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk është, nuk do të jetë dhe nuk mund të jetë dialog për njohje të ndërsjelltë, por është, mund dhe duhet të jetë dialog për themelimin e BKS, për rritjen e të drejtave politike, ekonomike, kulturore e të tjera jo vetëm të popullit sërb, por edhe të të tjerëve që jetojnë në zonën e Kosovës e Metohisë", tha Gjuriq.
Ky i fundit vuri në dukje se Sërbia dëshiron që të çelen kanalet tregtare dhe kanalet e trafikut, të ulen tensionet politike dhe të normalizohen marrëdhëniet mes sërbëve dhe shqiptarëve.
"Nuk mendoj se duhet t’i fusim gishtat njëri-tjetrit në sy duke përmendur çështjet e statusit ngado dhe në çdo vend, duke akuzuar njëri-tjetrin për destabilizim, çka mundëm t’a dëgjonim në takimet e sotme nga përfaqësuesit e Prishtinës. Beogradi sigurisht që nuk është pjesë e asaj loje. Ne luajmë në ligë të lartë, ligën e së ardhmes, në të cilën rajoni ynë bëhet rajon suksesi. Dhe ato forca politike në Prishtinë dhe gjetkë që i’a mbathën zbatimit të marrëveshjes, shpresoj se do t’ia dëshmojnë mirëbesimin e tyre si Brukselit ashtu edhe Beogradit me respektimin e marrëveshjes", tha ministri Gjuriq.
Ky i fundit në bisedë me Sorensen, ngriti dhe çështjen e sërbëve të arrestuar në Kosovë.
"Bisedimet e këtij lloji nuk janë kurrë të lehta e as të thjeshta. Unë shfrytëzova rastin për të tematizuar dhe pozitën e sërbëve të arrestuar në Kosovë e Metohi rreth të cilës pak flitet. Kemi disa dhjetëra të burgosur politikë në K&M dhe jemi shumë të shqetësuar për pozitën e tyre. Përfaqësuesit tanë nuk kanë gjithmonë mundësi t'i vizitojnë, ndonjëherë as familjet e tyre. Ndaj besojmë se çështja e zgjidhjes së pozitës së të burgosurve politikë, duhet të merret shumë seriozisht, sepse kontribuon në klimën e përgjithshme", vuri në dukje ,inistri Gjuriq.
Gjuriq dhe Sorensen u takuan në Misionin e Sërbisë në Unionin Europian.
Shefi i diplomacisë sërbe sot në Bruksel asistoi në takimin joformal të përfaqësueses së lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, me ministrat e Ballkanit Perëndimor.
Gjuriq në seancat e pushimit të këtij tubimi, ka biseduar me ministrin e punëve të jashtme të Holandës, Tom Berendsen, rreth përmirësimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe integrimit europian të Sërbisë.
0 komentet