Gjuriq me Ramoso: Sërbia çmon lart respektimin e vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare

Marko Đurić
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova Srbije

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq bisedoi sot me kryeministrin e Sao Tomes e Prinsipe, Ameriko Ramos të cilin e falenderoi për parimitetin e këtij vendi në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, pra në tërheqjen e vendimit final të çnjohjes.

Gjuriq theksoi se Sërbia çmon lart respektimin e vazhdueshëm të së drejtës ndërkombëtare, Kartën e KB dhe parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, informon Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Gjuriq dhe Ramos biseduan për marrëdhëniet dypalëshe mes Sërbisë dhe Sao Tome e Prinsipe, për çështjet ndërkombëtare aktuale dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit.

Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se Sërbia është e përkushtuar në forcimin e marrëdhënieve politike e ekonomike me shtetet afrikane dhe se dëshiron që të përmirësojë bashkëpunimin me Sao Tome e Prinsipe në fushat e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, dixhitalizimit, kulturës dhe sektorë të tjerë të interesit reciprok.

“Sërbia është e interesuar për intensifikimin e dialogut politik dhe shkëmbimin e vizitave sepse besojmë se kjo është rruga më e mirë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, tha ministri Gjuriq.

Ky i fundit falenderoi konfirmimin e pjesmarrjes së Sao Tome e Prinsipe në Panairin Ndërkombëtar të Specializuar Ekspo 2027 në Beograd, duke theksuar se ky manifestim do të jetë mundësi domethënëse për prezantimin e potencialeve të shteteve pjesmarrëse dhe lidhjen e mëtejshme të Sërbisë me partnerët në mbarë botën.

Ndërkaq, shteti afrikan Sao Tome e Prinsipe tërhoqi njohjen e Kosovës në janar të vitit 2013. Presidenti i atëhershëm Manuel Pinto da Kosta mori vendimin për anulimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës pasi vendimi që u mor nga qeveria e kaluar e këtij vendi, kurrë nuk u miratua në kuvend.