Gjuriq me shefin e diplomacisë së Shënjt Vinsentit dhe Grenadinës: Na lidh besimi tek Karta e KB
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq theksoi sot në bisedë me ministrin e punëve të jashtme të Shënjt Vinsentit dhe Grenadinës Duajt Ficxherald Bramblo se të dy vendet nën marrëdhënie të mira e miqësore, i lidh dhe besueshmëria tek parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e falenderoi për mbështetjen e çështjeve më të rëndësishme kombëtare të Sërbisë.
Gjuriq i cili me Bramblo bisedoi në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Shteteve Amerikane në Panama, theksoi se Sërbia është e interesuar për intensifikimin e dialogut politik dhe realizimin e vizitave në nivel të lartë, duke ftuar ministrin që të vizitojë Sërbinë.
Gjuriq vuri në dukje potencialin për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e arsimit përmes programit të bursave për studentët e huaj "Bota në Sërbi", duke ftuar të rinjtë nga Shënjt Vinsenti dhe Grenadinet të aplikojnë për studime në Sërbi, informon Ministria e Punëve të Jashtme.
Gjuriq tha se Sërbia mirëpret vendimin e Shënjt Vinsentit dhe Grenadineve për të asistuar në Ekspozitën e Specializuar Ekspo 2027 duke theksuar se do të jetë kënaqësi të ofrojë mikpritje për delegacionin e këtij vendi mik dhe të mundësojë prezantimin e potencialeve të tij.
Bashkëbiseduesit biseduan dhe për përmirësimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave rajonale të Amerikës Latine dhe Karaibeve, me synim forcimin e lidhjeve mes Sërbisë dhe atyre vendeve gjeografikisht të largëta, por miqësore.
Nënshkruhen dy marrëveshje mes Sërbisë dhe Panamasë
Gjuriq bisedoi dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Panamasë, Havier Eduardo Martínez-Aq Vaskez, ndërsa dy shefat e diplomacisë me këtë rast, nënshkruan dy dokumente-Marrëveshjen mes Qeverisë së Sërbisë dhe Qeverisë së Panamasë për anulimin reciprok të vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, konsullore e zyrtare, si dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunimin akademik mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë dhe asaj të Panamasë.
U konstatua bashkarisht se këto marrëveshje, nën marrëdhënie tradicionalisht miqësore të dy vendeve, çelën derën për bashkëpunim edhe më të frytshëm dhe forcimin e lidhjeve mes dy ministrive dhe dy popujve.
Gjuriq ftoi Panamanë të marrë pjesë në Ekspozitën e Specializuar Ekspo 2027 në Beograd, duke theksuar se prania e saj do të ishte nxitje e fortë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, por dhe mundësi për prezantim të potencialit të pasur kulturor, turistik e ekonomik të këtij vendi në atë ngjarje prestigjioze.
Ai uroi mikpritësit dhe kolegun e tij panamez për organizimin e suksesshëm të takimeve të Shoqatës së Shteteve të Karaibeve dhe Organizatës së Shteteve Amerikane, duke theksuar se prania e Sërbisë është tregues i qartë i vendosmërisë së vendit tonë për të vazhduar praktikën e mirë të takimeve në të tilla forume.
Gjuriq tha se Sërbia është e gatshme të vazhdojë përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh me Panamanë dhe intensifikimin e dialogut politik të nivelit të lartë që do të kontribuonte ndjeshëm në këtë qëllim dhe me këtë rast ftoi shefin e diplomacisë panameze të organizojë vizitë në Sërbi në periudhën e ardhshme.
0 komentet