Gjuriq: Politika e rregjimit të Kurtit ndaj sërbëve udhëhiqet nga urrejtja
Ajo çka po ndodh në Kosovë është e tmerrshme, nuk është humane dhe mbyllja e qendrave për punë sociale, Fondit social dhe sigurimit të pensioneve dhe kjo tregon se politika e regjimit të Kurtit udhëhiqet nga urrejtja ndaj sërbëve, vlerëson ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq.
Gjuriq për RTV, ka theksuar se ajo çka bën rregjimi i Kurtit del nga të gjitha kornizat.
"Kur nisni tek qendrat për punë sociale, Fondin për Sigurime Shoqërore dhe Pensioneve, tregoni se kjo nuk është armiqësi e zakonshme, por që bëhet fjalë për politikë të udhëhequr nga urrejtja ndaj sërbëve", theksoi ai.
Gjuriq, i pyetur se çfarë po bën shteti i Sërbisë, tha se prej vitesh po përgatitet për ndryshim të qëndrimit të bashkësisë ndërkombëtare ndaj këtij problemi.
Ai spegoi se bisedat dhe raportimet ditore nga këndi ynë për çdo incident që ndodh aty, çuan deri në faktin se tani disa nga vendet që mbështetën fuqishëm pavarësinë e Kosovës, tani po flasin qartë kundër gjithçkaje që po ndodh.
Deklaroi se kjo shikohet jo vetëm në postimet tek rrjetet sociale.
"Ajo çka SHBA vendosën të psuspendojnë çdo dialog strategjik me Kosovën e në vazhgdim, është vendim i rëndësishëm që ka implikime dhe në skenën politike në Kosovë. Është mesazh për të gjithë njerëzit në Kosovë e Metohi se politika e zhdukjes së pranisë sërbe në Kosovë, politika kundër normalizimit, politika e lëvizjeve të njëanshme dhe eskalimit, nuk ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare", shtoi ai.
Ai tha se kjo ishte këmbanë alarmi për shqiptarët që do të mohonin mbështetjen për regjimin e Kurtit.
"Si ministër, puna ime është të siguroj mbështetje diplomatike. Egzistojnë dhe lloje të tjera mbështetjeje në segmente të tjera të sistemit. Ndihma materiale për sërbët në Kosovë e Metohi në vitet e kaluara jo vetëm që vazhdoi në ato rrethana të vështira, por edhe u rrit. Dhe këtu nuk mendoj tek shtesat individuale, por që shteti punësoi numër shtesë njerëzish, ka programe të ndryshme mbështetëse dhe siguroi se ajo çka Kurti dëshiron të presë linjat jetësore për sërbët, nuk u arrit", theksoi ai.
Gjuriq tha se në terren ndodhin shtrydhjet e institucioneve sërbe, por ato pavarësisht kësaj, pushojnë së punuari.
Në konstatimin se pensionet paguhen në Rashkë, tha se zgjedhja për të mos i paguar fare dhe për t'i pasur ato në Rashkë është çështje mbijetese e sërbëve.
Kujtoi, se kur është fjala rreth statusit të Kosovës, se 28 vende tërhoqën njohjen e tyre gjatë kohës së kësaj qeverie dhe se tre fatkeqësisht e njohën atë.
"Kemi edhe disa surpriza të tjera në duar. Nuk e kemi lënë pas dore aspektin e njohjes ndërkombëtare", tha Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se as nën dritën e presioneve të mëdha, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria e Sërbisë nuk e kanë pranuar kurrë dhe as nuk do të pranojnë pavarësinë e Kosovës.
"Ne kurrë nuk do t’a pranojmë këtë, jo vetëm sepse është detyrimi ynë formal-juridik, por është bindja jonë se ajo që ndodhi në vitin 2008, ishte krim politik dhe padrejtësi. Pavarësia e shpallur paligjshmërisht e Kosovës dhe Metohisë, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, Kushtetutën, pa referendum në Sërbi, madje as në K&M. Kjo është diçka që paraqet fyerje për shumicën e qytetarëve, sepse kjo nuk është vetëm 13% e territorit, por piknisja e identitetit tonë", tha ministri Gjuriq.
Në konstatimin se Sërbia qysh prej ardhjes në pushtet të PPS (SNS) hoqi dorë nga pothuajse të gjitha kompetencat e veta në Kosovë, duke mos e marrë Bashkësinë e Komunave Sërbe, Gjuriq tha se me të tillë vlerësim nuk mund të pajtohet pasi, sikurse tha, Sërbia nuk hoqi dorë nga kompetencat e veta, por regjimi i Kurtit i’a mori ato me forcë, pra, rrëmbeu ambjentet në të cilat ushtroheshin kompetencat.
Kujtoi se në vitin 2011, shumë kohë para se SNS të merrte pushtetin në Sërbi, qeveria e atëhershme bëri marrëveshje për vulat doganore dhe kadastrën.
"Këto janë fakte dhe nuk mund të pretendojmë se kjo ka lidhje me pushtetin. Partia Demokratike e atëhershme dhe regjimi i atëhershëm krijuan supozime ligjore në favor të Prishtinës, të cilat ajo i përdori për të marrë fizikisht një pjesë të kompetencave. Ne e kundërshtuam këtë", tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se, Bashkësi të Komunave Sërbe fatkeqësisht nuk ka ende, por që mbështetja për sërbët në Kosovë jo vetëm që nuk është ndalur, por është ruajtur dhe paqja.
"Askush nuk mund t’a kishte ëndërruar se ata partnerë që mbështetën pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë, sot do të ishin më afër pozicionit dhe qëndrimeve të Sërbisë. Kjo nuk është rastësore, por rezultat i një pune serioze", nënvizoi Gjuriq.
Pyetjes sesi mund të ndihmojë kjo sot, për shembull, sërbët që po largohen nga apartamentet e tyre, Gjuriq u përgjigj se si njeriu që për tetë vite e gjysmë ishte në krye të Zyrës për K&M, punoi për Kosovën, ku ka shumë miq, të cilët i përjetoi edhe si familje, është jashtëzakonisht i frustruar nga gjithçka që po ndodh, por që Sërbia nuk ndalet së luftuari dhe do të vazhdojë t’a bëjë këtë derisa të arritjen e rezultateteve të dëshiruara.
"Dhe, ajo padrejtësi e zëshme të cilën e kryen regjimi i Albin Kurtit dhe jo pala sërbe, nuk mendoj se duhet të jetë temë dhe poligon për përplasje të brendshme", shtoi Gjuriq.
Në kujtesën e Nenit 4 të Marrëveshjes së Ohrit, ku presidenti Vuçiq e pranoi gojarisht, parashikon që Sërbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare, Gjuriq tha se ky nuk është interpretimi i saktë i ngjarjeve, pasi presidenti i Sërbisë fill pas takimit në Ohër, tha qartë dhe publikisht se çka nuk është e pranueshme për Sërbinë.
“Për Sërbinë, anëtarësimi i Prishtines në Kombet e Bashkuara është absolutisht e papranueshme”, tha shefi i diplomacisë sërbe.
Vuri në dukje se këtë presidenti Vuçiq do t’a përsërisë javën e ardhshme para Asamblesë së Përgjithshme të KB, sikurse e ka thënë çdo vit deri më tani dhe se aty do të luftojë dhe për statusin e Kosovës dhe do të tregojë se në çfarë pozitash ndodhen sërbët e Kosovës.
Pyetjes në lidhje me ligjet e shpallura për shpalljen e Kosovës si zonë e mbrojtjes së veçantë sociale dhe krijimin e organit për proçedimet e veprave penale të kryera në Kosovë, të cilat, sipas dijenisë së mediave, qeveria e kryeministrit Gjuro Macut i ka tërhequr nga rendi i ditës, Gjuriq tha se në politikë gjithçka është çështje kohe dhe se ajo që në një moment ishte e mirë dhe e oportune, në tjetrën mund të shkaktojë më shumë dëm sesa dobi.
"Ajo çka ishte subjekt rregullimi i atyre ligjeve, në pjesën më të mirë u rregullua me dekrete, vendime dhe akte të tjera nënligjore të Qeverisë së Sërbisë, duke siguruar në këtë mënyrë mbrojtjen sociale. Me fjalë të tjera, zgjedhim momentin, mënyrën dhe vendin sesi të operojmë për të arritur qëllim të caktuar, fleksibël, sepse dëshirojmë që në kontekst të gjerë të sigurohemi që në anën tonë të kemi masë kritike mbështetëse në bashkësinë ndërkombëtare dhe që në terren masat tona të mund të funksionojnë sa më mirë të jetë e mundur", spegoi ai.
Pyetjes se cilët janë ato vende apo burrështetas që sot e kuptojnë më mirë pozitën e Sërbisë sesa para vitit 2012, ministri tha se kushdo që ndjek mediat, mund të shikojë kontrast dramatik në qëndrimet e disa prej vendeve kryesore perëndimore.
"Do të dakordësoheni, për shembull, se nuk ishte e zakonshme dhe e shpeshtë që zyrtarët e lartë gjermanë të merrnin pozicione që përqendrohen kryesisht në parandalimin e shkeljes së të drejtave të njeriut të sërbëve në K&M, sikurse dje ishte rasti me drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Apo ky vendim i administratës së Donald Tramp që për një kohë të pacaktuar të suspendojë dialogun strategjik me Prishtinën. Këto janë gjëra që kanë implikime serioze. Por ne gjatë gjithë kësaj kohe, kemi mbajtur mbështetjen e vlefshme dhe të fortë të Rusisë, Kinës dhe vendeve të tjera kyçe, si India, Meksika..." tha Gjuriq.
I pyetur se si të mbahen sërbët që po zhvendosen masivisht në Sërbinë qëndrore, konstatoi se kjo është tragjedi e madhe.
"Disa të dhëna flasin se deri në 20% e njerëzve u shvendosën për shkak të terrorit të Kurtit. Të dhëna preçize nuk munda të marr, megjithatë, ky është një tregues tjetër se sërbët në K&M u pamundësua të merrnin pjesë në barabartësisht në aktivitetet e regjistrimit. Në kohën kur unë isha në krye të Zyrës për K&M, kishim rreth 108,000 pjestarë të komunitetit sërb", tha Gjuriq.
Në kujtimin e deklaratës së tij se në dialogun me Prishtinën "Beogradi udhëheq 5:0", dhe u pyet se "cili është rezultati në tabelën e rezultateve të dialogut sot", Gjuriq tha se kjo ishte deklaratë e nxjerrë nga konteksti, pas një raundi dialogu, tema e të cilit ishte energjia, telekomunikacioni, menaxhimi i integruar i vendkalimeve dhe kishte lidhje vetëm për atë takim dhe temat konkrete.
"Por, u vendos në kontekst grotesk dhe gjysmë shakaje, sikur jam i pamend për të mos kuptuar peshën e pozitës së Sërbisë... Por që kjo deklaratë është dhe tregues sesa jo seriozisht i’u afruam debatit për Kosovën e Metohinë, se në shoqëri nuk folëm për Kosovën e Metohinë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme”, tha Gjuriq.
I pyetur nëse do të ketë ndryshim në politikën ndaj Izraelit, pasi akuzohet për genocid, ministri tha se Sërbia duhet të llogarisë mjedisin diplomatik se cilat janë interesat e shtetit-ruajtjen e marrëdhënieve me miqtë izraelitë, me botën arabe dhe të ndihmojë njerëzit në të marrin ndihma.
Ai tha se mes njerëzve në telashe është dhe shtetasi sërb Alon Ohel, i cili ndodhet për më shumë se 800 ditë në robëri.
Sigurisht, shtoi, Sërbia po dërgon ndihmë edhe për njerëz të tjerë që vuajnë në Gaza.
Kur është fjala për akuzat e medias për eksportet e armëve në Izrael, kujtoi se punët e eksportit të armëve klasifikohen sekrete por nënvizoi se Sërbia i përmbahet strikte të gjitha kritereve të KB.
“Sërbia kurrë nuk eksporton armë të paautorizuara tek përdoruesit final. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është përfshirë së fundmi në zinxhirin e vendimmarrjes me qëllim marrjen parasysh të interesave kombëtare dhe detyrimet ndërkombëtare”, spegoi Gjuriq.
Ky i fundit nënvizoi se mijëra familje në Sërbi jetojnë dhe punojnë në industrinë luftarake dhe tha se kur KB vendos që ndonjë përdorues fundor nuk është i pranueshëm, Sërbia në moment do t’a respektojë atë vendim.
Pyetjes rreth qëndrimit të ambasadorit të Sërbisë në Moskë, i cili tha se egzistojnë vende miqësore në BE, por edhe ato që nuk janë miqësore me Sërbinë, theksoi se ambasadori Babiq nuk gaboi aspak kur tha se Sllovakia dhe Hungaria janë shumë miqësore ndaj Sërbisë.
"Por besoj se duhet të luftojmë tek kjo që të kemi më shumë miq dhe të fitojmë ata që kanë qëndrime të ndryshme. Nuk është e pasaktë që ka dhe nga ata që nuk kanë qëndrim tamam miqësor ndaj nesh", shtoi ai.
Ai theksoi se Sërbia është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE dhe se është interesi i saj kombëtar të vendosë për politikën e jashtme dhe të sigurisë në mënyrë të barabartë me të tjerët, dhe kujtoi se më shumë se 70% e tregtisë së Sërbisë është me Unionin.
"Nëse këtë mund t’a bëjmë duke ruajtur interesat kombëtare dhe kur është fjala për Kosovën e Metohinë dhe miqësi të tjera, sa më shpejt aq më mirë", tha ai.
Gjuriq tregoi se duhet të bëhet dallim mes deputetëve të Parlamentit Europian dhe qëndrimeve të zyrtarëve të institucioneve të BE.
I pyetur për hulumtimin e Eurostat sipas të cilit tek shumë vende anëtare nuk egziston mbështetja për pranimin e Sërbisë në BE, tha se kjo tregon se sa shumë nevojitet debat dy drejtimsh dhe punë e përbashkët për të ndryshuar pamjen.
"Nevojitet që tek vendet e BE të thyejmë paragjykimet rreth nesh. Unioni Europian duhet të bazohet tek kapërcimii i paragjykimeve", konkludoi Gjuriq.
0 komentet