Gjuriq: Takimi në Varshavë konfirmon të ardhmen e qartë europiane të Sërbisë

Ministar spoljnih poslova Srbije Marko Đurić na neformalnom sastanku šefova diplomatija EU u Varšavi
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë se takimi i sotshëm joformal i ministrave të punëve të jashtme të BE dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kandidate për anëtarësi në BE mbajtur në Varshavë është konfirmim më shumë se Sërbia ka të ardhme të qartë europiane. Gjuriq ka thënë se në takim ka patur deformim të së vërtetës nga ana e përfaqësuesit të Prishtinës por që kjo nuk u prit mirë.

“Takimi konfirmoi që Sërbia si vend që mes prioriteteve të veta mbi të gjitha për vete dhe qytetarëve të vet përfshin dhe forcimin e institucioneve, uljen e tensioneve shoqërore, forcimin e dialogut shoqëror, ekonomisë, infrastrukturës, përmirësimin e atmosferës në rajon si e tillë me shpejtësi, do të pranohet si anëtare me të drejta të plota, me të drejtën e vendosmërisë në tryezë me të cilën ndodhemi dhe sot” ka thënë Gjuriq.

Ministri tha se pas takimeve të sotme me dozë të madhe optimizmi shikon dinamikën e integrimit europian të Sërbisë.

“Sikurse dhe Njegosh thotë-’filxhani me mjaltë ha gotën me vrer", nuk ishte gjithçka rozë, por pas këtij takimi mund të them se me dozë të madhe optimizmi sesa kur erdha në Varshave, shikoj tek dinamika e integrimit europian i Sërbisë dhe jam inkurajues me energji që shikoj për zgjerimin e BE dhe tek përfaqësuesja e Lartë Kaja Kallas, komisionerja Marta Kos por dhe tek numri i madh i miqve europianë”, tha Gjuriq.

Ky i fundit në disa prej takimeve me vende, shprehën tone kritike ndaj presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq si pasojë e pjesëmarrjes në ngjarjen e Moskës dhe këto vende ishin Luksemburgu, Belgjika dhe Kroacia, por që zëri i mbështetjes për Sërbinë në rrugën drejt integrimit europian, reformave, përparimit ekonomik dhe gjithçkaje pozitive që po bën vendi u dëgjua gjithashtu qartë.

“Si dhe zëri kundër atyre që e barazojnë Sërbinë me tendenca të ndryshme të tjera negative në kontinentin europian dhe zëri i atyre që refuzojnë të tërheqin shenjën e barazisë mes politikës së Sërbisë dhe politikës së cilësdo prej fuqive të mëdha”, tha shefi i diplomacisë sërbe.

Falënderoi veçanërisht përfaqësuesit e Italisë dhe Hungarisë për mbështetjen.

“Përfaqësuesi italian foli fuqishëm pro Sërbisë, qoftë si rezultat i bisedës mes presidentit Vuçiq dhe kryeministres Xhorxhia Meloni apo miqësisë sonë tradicionale. Jemi mirënjohës miqve tanë italianë dhe hungarezë për fjalët mbështetëse si dhe organizatorëve, Polonisë dhe mikpritësve nga Bashkimi Europian", shtoi Gjuriq.

Një nga temat qëndrore të bisedimeve të sotme në Varshavë, sikurse theksoi ministri Gjuriq, ishte dhe situata në Bosnjë-Hercegovinë.

Ai deklaroi se është e qartë se presioni ndaj udhëheqësisë së Republikës Sërbe të Bosnjës është i madh, e mbi të gjitha ndaj presidentit të RS Millorad Dodik dhe shtoi se në këtë kuptim numri i atyre që shprehin zërin e tyre të presionit është në rritje.

"Mesazhi ynë ishte shumë konsistent edhe në këtë takim, sikurse dhe në 30 vitet e kaluara-ne mbështesim Republikën Sërbe të Bosnjës dhe kompetencat e saja të definuara nga Dejtoni dhe integritetin territorial të B&H. Njëkohësisht inkurajojmë dialogun brenda B&H mes të gjithë të interesuarve, pra palëve të përfshira dhe e konsiderojmë shumë domethënëse që ky dialog të ndërmerret me të gjithë përfaqësuesit e zgjedhur demokratikisht, pa përjashtime. Këtij mesazhi i’u bashkuan edhe disa vende të tjera, por një numër vendesh kishin dhe pikëpamje shumë të ashpra në lidhje me Dodikun" vlerësoi Gjuriq.

Ky i fundit tha se në takim pati etiketime dhe shtrembërim zhgënjyes të së vërtetës nga ana e përfaqësuesve të Prishtinës.

“Kjo u shfaq në mënyrë kaq rudimentare dhe vetëhumbëse saqë nuk ishte e pakëndshme për ta dëgjuar, pothuajse mund të ishim të kënaqur me tonin dhe stilin që ishte vetëshkatërrues dhe nga reagimi i ministrave të tjerë, pashë vetë që kjo nuk u prit mirë” ka thënë Gjuriq.