Grupi Ndërkombëtar i Krizave: Presioni i përhershëm dëbon sërbët e Kosovës, tensioni është rritur prej ardhjes në pushtet të Kurtit
Si pasojë e presionit të përhershëm, më shumë se 10% e sërbëve kanë braktisur Kosovën gjatë vitit të kaluar, ndërsa largimi i tyre veçse përshpejton trendin egzistues, paralajmërohet prej Grupit Ndërkombëtar të Krizave (MKG), në vlerësimin se 1/3 e banorëve sërbë kanë braktisur Kosovën gjatë tetë vitve të fundit.
"Emigrimi i sërbëve kosovarë është shqetësues si pasojë e asaj që flitet rreth nivelit të atij frustracioni dhe për shkak se minon rrugën më të mundshme drejt normalizimit, në të cilën Kosova duhet t'u japë atyre menaxhim të rëndësishëm në këmbim të njohjes defacto, në mos jo njohjen de jure të Serbisë", shton raporti "Drejt marrëdhënieve normale mes Kosovës dhe Sërbisë".
Në raport bëhet e ditur se tensionet mes Kosovës dhe Sërbisë janë rritur prej vitit 2021, qysh nga ardhja në pushtet të Albin Kurtit, i cili nxiti tensione në veri të Kosovës.
“Refuzimi i Kosovës për t’iu mundësuar autonomi të gjerë popullsisë sërbe, është një nga dy arsyet kryesore të tensioneve në marrëdhëniet me Sërbinë fqinje dhe tjetra është refuzimi i Sërbisë të njohë statusin e Kosovës si shtet i pavarur, çka ka domethënie thelbësore për çeljen e rrugës drejt anëtarësimit në organizmat ndërkombëtare siç janë Bashkimi Europian dhe KB”, tregon GNK.
Në analizë konstatohet se meqenëse mosmarrëveshjet zgjasin mjaft pa zgjidhje, Sërbia dhe Kosova në veri kanë arritur një formë të mbivendosjes së sovranitetit-Sërbia ofron arsim dhe kujdes shëndetësor për qytetarët, ndërsa Kosova angazhohet për zbatimin e ligjit dhe shtetit ligjor.
"Por Albin Kurti duket se e humbi durimin me këtë. Ndër të tjera, dërgoi policinë e armatosur rëndë në veri, vendosi embargo ndaj mallrave sërbe, shtypi institucionet sërbe dhe ndaloi përdorimin e monedhës sërbe. Qeveria e tij këto hapa i justifikoi pjesërisht për sigurinë nga kërcënimet, në formën e formacioneve paraushtarake sërbe, për të cilat pretendon se kanë sjellë armë ushtarake nga Sërbia në shtator të vitit 2023”, shton Grupi i Krizave.
Për të lehtësuar dinamikën e raporteve mes Kosovës dhe popullsisë sërbe, BE duhet të inkurajojë Prishtinën që të ridrejtojë punën e policisë në komunat veriore në përmbushjen e nevojave të komunitetit.
"Dislokimi i forcave speciale nuk duhet të jetë në funksion të punës së përditshme të policisë, por duhet të fokusohet në sigurinë e kufijve dhe kërkimin e depove të armëve. Prishtina duhet të dërgojë më shumë zyrtarë që flasin sërbisht në veri (në dallim me ata që flasin vetëm shqip) dhe të angazhohen në terren sesi të përmirësojnë marrëdhëniet me qytetarët”, paraqet analiza. Thuhet edhe se Prishtina duhet të punojë për plotësimin e nevojave të pakicës sërbe në veri të Kosovës, veçanërisht kur është fjala rreth punësimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit.
“Nëse kjo nuk mund të bëhet në kuadër të autonomisë së pjesshme që është diskutuar për komunat me shumicë sërbe, atëherë BE dhe shtetet anëtare duhet të ushtrojnë presion tek palët që të zhvillojnë mënyra alternative për të arritur të njëjtin qëllim” nënvizon Grupi i Krizës.
Theksohet edhe se BE duhet të inkurajojë Prishtinën që të zbusë masat e veta të ashpra të sigurisë në veri, përfshirë tërheqjen e policisë speciale, duke premtuar çlirim prej sanksioneve dhe masave më të vogla si këmbim.
Duhet t‘i ushtrohet presion edhe më tej Sërbisë, që të bashkëpunojë plotësisht në përpjekjet, përfshirë dhe përpjekjet e KFOR për të mbyllur kufijtë për kontrabandën e armëve dhe të gjejë armë të rënda që u janë dorëzuar njësive paraushtarake sërbe kosovare.
„Qysh prej konfliktit të 1999 që ndau Kosovën nga Sërbia, ngelet e pazgjidhur çështja se si qeveria në Prishtinë (e cila përfaqëson popullsinë shumicë shqiptare) kërkon të drejtojë katër komunat me shumicë sërbe në veri të Kosovës. Ndonëse Kosova dhe Sërbia zhvillon 'modus vivendi' për të administruar dhe ofruar shërbime për këto komunitete, kjo është zbërthyer ndjeshëm qysh kur presidenti Kurti mori detyrën në vitin 2021. Në përputhje me mënyrat e qeverisjes që u shfaqën në vitet para zgjedhjes së Kurtit, si Kosova ashtu edhe Sërbia do të mund të ushtronin sovranitet të caktuar kompetencash ndaj katër komunave në veri me shumicë sërbe” thuhet në raport.
Me ardhjen e Kurtit në pushtet, nisën ndryshimet ndërsa Prishtina filloi me imponimin e qeverisë së vet në veri të Kosovës me masa të cilat shkaktuan bojkot dhe dorëheqje masive të sërbëve nga funksionet.
"Taktikat kosovare të presionit në veri mund të gjenerojnë me refuzim të dhunshëm të mëtejshëm, ndërsa gjithashtu të ekspozojnë edhe një rrezik tjetër: të mund të minojë rrugën më perspektive drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes Beogradit dhe Prishtinës. Grupi i krizës konfirmon se rruga më e mirë për marrëdhënie të mira mes Kosovës dhe Sërbisë është kompromisi në të cilin Sërbia të pranojë pavarësinë e Kosovës në këmbim që Kosova t‘i japë pakicës sërbe vetëqeverisje të konsiderueshme. Megjithatë, ndryshimet demografike të shkaktuara nga tensionet politike rrezikon që kjo marrëveshje të rrëshqasë gradualisht nga tryeza pasi popullsia sërbe kosovare zvogëlohet deri në pikën ku autonomia mund të bëhet jopraktike," paralajmëron Grupi i Krizave.
Në raport rikujtohet se në vitin 2015 numri i sërbëve të Kosovës vlerësohej në 145,000 dhe deri në vitin 2023 kishte rënë nën 100,000.
"Ndonëse shifrat e sakta janë të panjohura si pasojë e bojkotit të sërbëve në rregjistrimin e fundit të mbajtur në vitin 2011, autoritetet sërbe thonë se 13% më shumë sërbë kanë braktisur Kosovën vitin e kaluar. Shumë nga këto largime janë nga Kosova qëndrore e jugore, ku sërbët jetojnë përkrah shumicës shqiptare dhe janë të mirëintegruar, ndërsa popullsia rurale është e moçme, por disa janë nga katër komunat veriore. Nuk është e vështirë të imagjinohet se trendi po përshpejtohet në veri, ndërsa Prishtina e ka më të vështirë të pohojë sovranitetin e vet” nënvizon GNK.
Popullsia e sërbëve kosovarë me shumë mundësi të bjerë në kuptimin absolut dhe relativ, pavarësisht se çfarë ndodh në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por shkalla e ndryshimit pothuajse me siguri do të varet nga niveli i tensionit, nga perceptimi i sigurisë dhe nga politika, bëhet e ditur në raport.
“Prishtina mund t‘a përshëndesë këtë ndryshim demografik, por duhet të pranojë se kjo ka çmim: në interesin më të mirë të Kosovës është që pakica sërbe të mbetet në vend dhe të ketë mundësinë për vetëqeverisje, pasi kjo është mënyra më e lehtë për të ndërtuar vullnetin e mirë në Sërbi dhe Prishtinës t’i jepet atë që dëshiron më shumë-njohjen", thuhet nga GNK.
0 komentet