Gudzhiq: Kurti nuk do të ndalet, ai dëshiron të shkatërrojë mbetjet e fundit të pranisë serbe në Kosovë

Aleksandar Gudžić
Burim: Kosovo Online

Historiani Aleksandar Gudzhiq vlerëson se ka të gjitha shanset që qeveria e Albin Kurtit të vazhdojë me veprime të tilla si bastisjet e policisë në Autoritetet e Përkohshme Serbe apo klinikat, sepse, thotë ai, është një mundësi që ai të paraqitet si një "luftëtar i paskrupullt për Kosovën, dhe nteresat kombëtare shqiptare”.

Gudzhiq thotë për Kosovo online se përkrahësit e pavarësisë së Kosovës mund të parandalojnë lëvizje të tilla, por mendon se në heshtje e lejojnë këtë formë të sjelljes së Albin Kurtit.

Bashkëbiseduesi ynë vlerëson se lideri i Vetëvendosjes ka ardhur në pushtet me një politikë të populizmit dhe nacionalizmit ekstrem dhe se dëshiron të paraqitet para elektoratit të tij si një njeri që dëshiron të përfundojë gjithçka që elitat e mëparshme politike nuk kanë bërë në 1999 e më vonë, pra të shkatërrohen mbetjet e fundit të pranisë serbe në këto zona.

“Kjo është mënyra e vetme që unë vëzhgoj inkursionet e njësive speciale të armatosura në parqe, kopshte dhe objekte ku janë të vendosura autoritetet e përkohshme në Gorazhdec dhe Osojan. Dhe ka të gjitha mundësitë që ai të vazhdojë me këtë sepse është një mundësi për t'u paraqitur si një luftëtar i paskrupullt për interesat kombëtare të Kosovës, përkatësisht interesat kombëtare shqiptare”, thotë Gudzhiq.

Siç shton ai, në këto rrethana serbët në Kosovë kanë dy zgjedhje.

“Të largohen apo të vuajnë dhe të presësh kohë më të mira, lirinë”. Mendoj se do të vendosin për këtë të fundit”, tha Gudzhiq.

I pyetur nëse dikush mund të parandalojë veprimet e qeverisë së Kosovës në zonat serbe, ai thotë se shtetet perëndimore mund ta bëjnë këtë.

“Kurti mund ta pengojnë të veprojë kështu vetem sponsorët e pavarësisë së Kosovës, në radhë të parë vendet e demokracisë perëndimore – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, të cilat kanë investuar më së shumti në shtetësinë e Kosovës, dhe nëse do ta bëjnë këtë varet nga ata. Mendoj se në heshtje e lejojnë këtë lloj sjelljeje të Albin Kurtit”, ka përfunduar Gudzhiq.