Departamenti i Shtetit për zgjedhjet në Sërbi: Mezi presim vazhdimësinë e partneritetit

stejt department
Burim: Kosovo Online

Departamenti Amerikan i Shtetit përshëndeti pjesmarrjen e qytetarëve të Sërbisë në zgjedhjet parlamentare duke bërë të ditur se mezi presin vazhdimësinë dhe përmirësimin e mëtejshëm të partneritetit me anëtarët e rinj të Kuvendit Popullor dhe qytetarët e Sërbisë, transmeton REL.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit vuri në dukje se u njoh me rezultatet paraprake, përfshirë dhe njohjen e humbjes nga ana e ish presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Mezi presim vazhdimësinë dhe përmirësimin e mëtejshëm të partneritetit tonë me anëtarët e rinj të Kuvendit Popullor të Sërbisë dhe qytetarëve të saj, duke u bazuar në vrullin e arritur gjatë vitit të kaluar, ndër të tjera dhe nisjen e Dialogut Strategjik” vihet në dukje.

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën më 25 tetor, Lista e studentëve fitoi 52,54% të votave nga zgjedhësit, ndërsa “Sërbia e Bashkuar” rreth së cilës ka qenë Partia Përparimtare Sërbe dhe Aleksandar Vuçiq, mori 39,29% të votave.

Shtetet e Bashkuara dhe Sërbia në mes të korrikut nisën Dialogun Strategjik për të thelluar bashkëpunimin.

Dy vende atëherë në kuadër të Dialogut Strategjik nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për infrastrukturën energjitike dhe sigurinë e energjisë rajonale.

Takimi i zyrtarëve amerikanë e sërbë u çel më 17 korrik nga sekretari amerikan i shtetit Marko Rubio.