Gujon: Sërbia udhëheq politikë të jashtme të pavarur 

Arno Gujon
Burim: Kosovo Online

Sërbia ka qeverinë e vet, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe udhëheq politikë të pavarur të jashtme, ka thënë drejtori i Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore Arno Gujon për radion franceze Kurtoazi dhe shtoi se shoqëria sërbe është tradicionale që ruan vlerat e veta dhe identitetin e vet kristian të besimit ortodoks. 

Gujon tha se si pasojë e kësaj disa mesazhe nga BE në Sërbi “vështirë se kalojnë”.

“Ndodhemi në situatë disi të çuditshme-nga njëra anë, egziston interesi ekonomik e gjeografik për t'iu bashkuar BE, por nga ana tjetër, populli sërb nuk dëshiron të heqë dorë nga ajo që është. Nuk dëshiron të heqë dorë nga sovraniteti mbi Kosovën e Metohinë, të cilat përfaqësojnë zemrën historike të kombit sërb. Disa anëtarë të BE këtë e vendosën si kusht-"hiqni dorë nga Kosova dhe do të hyni në BE".

Ndërsa populli sërb, udhëheqja dhe presidenti Aleksandar Vuçiq thonë me vendosmëri se ne nuk do të heqim kurrë dorë nga Kosova, çfarëdo që të ndodhë dhe se cilat janë pasojat”, tha Gujon.

Duke i’u përgjigjur pyetjes nëse është pikërisht dimensioni "i zgjuar" i BE që e inkurajon Sërbinë të qëndrojë neutrale dhe nëse marrëdhënia do të ishte ndryshe nëse BE do të ndante vlera të afërta me popullin sërb, u përgjigj se kërkesat e BE sot janë mbi të gjitha gjeopolitike.

"Sërbia ka qeverinë e vet, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe udhëheq politikë të jashtme të pavarur. Nuk pranon automatikisht të gjitha kërkesat e Brukselit. Pikërisht për këtë është i vetmi vend në Europë që nuk i ka vendosur sanksione Federatës Ruse, sepse kjo është në kundërshtim me interesat kombëtare të Sërbisë", tha Gujon.

Ky i fundit vuri re se dhe presidenti i SHBA Donald Tramp, vëren nevojën për vështrim kritik mbi mënyrën se si vlera dhe ide të caktuara përhapen globalisht, çka tregon se as në Perëndim nuk egziston pikëpamje e njëjtë tek këto proçese.

"E e rëndësishme është të theksohet se presidenti Aleksandar Vuçiq ishte ndër të parët që këtë e kundërshtoi publikisht. Ai pati guximin të thoshte qartë: "Sërbia është vend tradicional që respekton vlerat familjare dhe ideologjia e zgjuar nuk ka të bëjë fare këtu". Pikërisht këtë arsye e mbështes. Sërbia duhet të vazhdojë të ndjekë këtë rrugë” konkludoi Gujon.