Pashiq: Sipas standarteve ndërkombëtare, vendimet në mungesë nuk kanë efekte ligjore

Dragan Pašić
Burim: Kosovo Online

Ish prokurori ushtarak, avokati Dragan Pashiq vlerëson se rezultati i gjykimit në mungesë për krime lufte sipas standarteve ndërkombëtare, të drejtat nuk mund të prodhojnë efekt ligjor dhe tek kjo thuhet dhe në Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

"Nëse vihen re standardet dhe postulatet e së drejtës ndërkombëtare, atëherë me siguri që vendim i atillë, nuk mund të prodhojë efekt juridik. Ju kujtoj se kur bëhet fjalë për të akuzuarit për krime lufte, kërkohet prania e tyre. Për shembull, të akuzuarit duhet të kenë të drejtë të pyesin dëshmitarët. Bëhet fjalë për 260 persona që duhet të pyeten si dëshmitarë dhe nëse gjykohen në mungesë, atëherë e drejta e tyre do të shkelet", tha Pashiq për Kosovo Onlajn.

Duke komentuar njoftimin se në Pristhinë më 16 qershor do të nisë gjyqi më i madh për krime lufte në mungesë, për rastin e vrasjes së civilëve në Meja, ish prokurori ushtarak thotë se të drejtat e të akuzuarve definohen nga një sërë rregulloresh ndërkombëtare.

“Të drejtat e tyre janë të përcaktuara edhe nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, në nenet 3, 6 dhe 8. Megjithatë, teorikisht egziston mundësia, duke pasur parasysh se aktakuza ka hyrë në fuqi ligjore dhe se ata të mund të dënohen në mungesë, lind pyetja nëse një vendim i tillë i mundshëm do të mbijetonte”, tha Pashiq.

Proçesin gjyqësor kundër 53 ish oficerëve dhe pjestarëve të ushtrisë dhe policisë, e shikon si një lloj balancimi në raport me gjyqet para Dhomave të Specializuara të Kosovës, por edhe si pasojë e situatës aktuale politike në Kosovë.

“Njëkohësisht po ndërmerren në Hagë procedura gjyqësore ndaj drejtuesve të së ashtuquajturës UÇK. Ky është momenti që është aktual dhe aktiv. Egziston dhe gjykim i shkallës së parë për personat para Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë ku janë dënuar gjeneralë ushtarakë dhe policorë. Nuk duhet ta injorojmë faktin se situata politike në Kosovë e Metohi nuk është më e favorshmja dhe se marrëdhëniet me Sërbinë janë të pakënaqshme. Kështu që ka shumë arsye" thotë Pashiq.

Ky i fundit thotë se në këtë procedurë nuk mund të flasim për gjykim objektiv.

“Vështirë të mund të flasësh për gjykim objektiv, veçanërisht nëse merr parasysh faktin se 53 nga të akuzuarit ndodhen jashtë territorit të Kosovës e Metohisë. Bëhet fjalë për gjeneralë ushtarakë e policorë, por egzistojnë dhe policë dhe jo në numër të vogël”, thekson Pashiq.

Ky i fundit kujton se i pandehuri i parë është gjenerali ushtarak Momir Stojanoviq i cili në kohën përkatëse, ishte kreu i Departamentit të Sigurisë në Korpusin e Prishtinës dhe se i fundit në atë listë të të pandehurve është polici Predrag Miqunoviq.

“Ndaj tyre rëndon se gjatë periudhës prej 27 e deri më 29 prill të vitit 1999 në fshatrat e Komunës së Gjakovës ku bëhet fjalë për 33 fshatra, kanë kryer krime lufte ndaj popullsisë civile. Në aktakuzë egzistojnë dy pika. Në njërën është vrasje, ndërsa tek tjetra dëbim, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës”, thotë Pashiq.

Hetimi për krimin në Mejë, në të cilin u vranë 370 civilë shqiptarë, nisi në vitin 2013, në kohën kur sektori gjyqësor drejtohej nga EULEKS dhe u ndërpre disa herë.