Imeri: Pakoja e re e masave të BE-së do të ishte problem për Kurtin dhe për të gjithë në Kosovë
Analisti politik Visar Imeri tha për Kosovo online se pakoja e re e sanksioneve të BE-së kundër Kosovës, nëse realizohet, do të nënkuptonte problem të madh në kuptimin politik, por se masat e reja do të varen nga mënyra sesi palët do të sillen në dialog.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se pakoja e dytë e masave kufizuese të Bashkimit Evropian tashmë është gati dhe se për këtë është njoftuar edhe Qeveria.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur asgjë për këtë, dhe analisti politik Visar Imeri beson se është e pamundur të parashikohet paraprakisht se çfarë do të jetë.
“Mendoj se politikisht do të jetë problem i madh edhe për Qeverinë edhe për kryeministrin por edhe për të gjithë ne qytetarët e Kosovës. Por unë mendoj se kur flisni, dhe nëse flisni për një paketë të re, duhet të dini gjithashtu se çfarë mund të jetë, cilat janë sanksionet. Deri më tani, sanksionet kanë qenë kryesisht politike, por deri diku financiare, disa nga projektet janë ndërprerë për momentin për Kosovën, por kjo paketë e re, duhet të shohim se çfarë do të thotë, a do të ketë diçka për liberalizimin e vizave, a do të ketë më shumë sanksione financiare dhe pasi të kuptojmë se çfarë mund të jetë, të flasim më lirshëm se çfarë do të thotë për qytetarët e Kosovës”, tha Imeri.
Masat e reja kufizuese, sipas Imerit, do të varen nga dialogu i planifikuar për 14 shtator dhe sjellja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kuriti.
“Varet se si do të sillen palët në dialog. Mendoj se kërcënimi më serioz, si të thuash, me ato sanksione erdhi nga presidenti i Francës, Makroni, i cili foli edhe për sanksione ekonomike edhe për viza, jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj Serbisë, dhe mendoj se Bashkimi Evropian do të jetë më serioz në këtë pjesë të vitit për të pasur sukses deri diku në fillimin e zbatimit të marrëveshjes, dhe cila nga palët, Kosova apo Serbia, nëse shihet se nuk po luajnë anë konstruktive do të ketë sanksione”, tha Imeri.
Kur flitet për sanksione, nuk duhet të veçohen partitë, pohon Imeri, por në një masë të madhe gjithçka do të varet nga cilat do të jenë hapat e ardhshëm në dialog.
“Që do të thotë, marrëveshja më e madhe duhet të jetë kur dhe si të zbatohet aneksi i Marrëveshjes së Ohrit, që do të jetë hapi i pare. Serbia thotë se hapi i parë duhet të jetë Bashkësia, Kosova thotë se hapin e parë duhet ta bëjë Serbia, sepse Serbia kur votoi kundër Kosovës në Këshillin Evropian e shkeli marrëveshjen, dhe tani BE dhe SHBA, të cilat garantojnë këtë dialog, duhet të bien dakord se çfarë do të thotë kur një palë shkel marrëveshjen, sepse do të varet nga kjo se si do të sillen palët, si dhe sanksionet, nëse do të ketë sanksione, do të doja që të mos jenë”, tha Imeri.
Është e rëndësishme, pohon Imeri, që Bashkimi Evropian të jetë më neutral dhe kur flet për sanksione, sipas mendimit të tij, duhet të ketë pako për të dyja palët.
“Nëse BE vazhdimisht aplikon sanksione kundër Kosovës, apo vetëm ndaj Serbisë, nuk mendoj se do të kuptohen mirë nga qytetarët e ndonjë vendi dhe me këtë procesi i dialogut do të shihej me sy të ndryshëm, dhe kjo nuk duhet të ndodhë”, ka përfunduar Imeri.
0 komentet