Zukorliq: Në Kosovë nuk kemi Këshill Kombëtar Boshnjak ashtu siç e kemi në Sërbi

Usame Zukorlić
Burim: printskrin

Kryetari i Partisë për Drejtësi e Pajtim Usame Zukorliq thotë se pozita e boshnjakëve në Sërbi është më e mirë sesa e dhjetë viteve të kaluara dhe se partia e tij për boshnjakët dëshiron një shkallë më të lartë të së drejtave, por nuk mendon se Prishtina është adresa ku duhet të zgjidhet kjo çështje.

Zukorliq në një bisedë për Kosovo onlajn nënvizon se partia e tij nuk dëshiron të përzihet në konfliktin sërbo-shqiptar dhe në këtë mënyrë mbështet përpjekjet për të shkuar drejt një zgjidhjeje të bazuar në drejtësi.

Si e vlerësoni pozitën e boshnjakëve në Sërbi?

Më e mirë sesa e dhjetë viteve më parë, por besojmë se për dhjetë vite mund të ishte akoma më mirë. Përfaqësimi proporcional etnik në administratën publike momentalisht është çështja më problematike e cila duhet të zgjidhet.

Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik të Sanxhakut Sulejman Ugljanin ka kërkuar prej presidentit të Sërbisë por edhe prej faktorit ndërkombëtar që boshnjakët në Sërbi të kenë të njëjtat të drejta të cilat kërkojnë sërbët në Kosovë, a pajtoheni me këtë kërkesë dhe a ka paralele mes pozitës së sërbëve në Kosovë dhe boshnjakëve në Sërbinë qëndrore?

Jo. Ne kërkojmë të drejtat për boshnjakët në Sërbi në nivelin e sërbëve të Sërbisë. Dëshirojmë për boshnjakët në Sërbi shkallë më të lartë të së drejtës së tyre. Jemi popull konstituiv autokton në këtë shtet. Dëshirojmë që populli ynë të mos shikohet ndryshe kur kërkojmë të drejtat për pjesëmarrje më serioze politike në jetën publike. Zotohemi për decentralizimin dhe reformën në fushën e rajonalizimit. E shohim Sanxhakun, ku jetojnë shumica e boshnjakëve, si një vend që bashkon njerëzit dhe shtetin.

Si e shikoni idenë e Bashkësisë së Komunave Boshnjake në Kosovë dhe çfarë mendoni rreth pozitës së tyre në Kosovë?

Rreth kësaj ideje kam dëgjuar nga një pjesë e përfaqësuesve politikë bosnjakë në Kosovë. Ideja është ambicioze, megjithatë problematike është sepse boshnjakët në Kosovë nuk kanë asnjë komunë ndërsa kemi komunën e Mamushës me rreth 5.000 turq të Kosovës në 1.000 hektarë. Nëse Mamusha do të përfitojë statusin e komunës, atëherë mund ta përfitojë edhe Zhupa dhe Gora madje edhe Vitomirica. Në Kosovë ende nuk kemi asnjë zgjidhje sipas modelit të Këshillt Nacional Boshnjak ashtu sikurse kemi në Sërbi, Mal të Zi e Kroaci.

Në fund të vitit të kaluar u nënshkrua marrëveshja mes Partisë për Aksion Demokratik (SDA) e Sulejman Ugljaninit dhe partisë suaj, si është zhvilluar ky bashkëpunim dhe në cilat fusha?

Bashkëpunimi u krye në kuadër të Këshillit Nacional Boshnjak dhe është në nivel korrekt. Cilado parti që ka këshilltarë në një komunë, përfaqësues legjitimë dhe ligjorë të popullit, sado të ndryshëm politikisht të jenë, mund të ulemi dhe të dakordësohemi rreth pikave të programit dhe për ato që pajtohemi, t'i zbatojmë në terren për të mirën e popullit.

Ugljanin ishte në një takim në Prishtinë më Albin Kurtin ku nga foli rreth reciprocitetit për të drejtat e minoriteteve. Ju nuk ishit. Mendoni se Prishtina është adresa për bisedime rreth të drejtave të boshnjakëve në Sërbi?

Nuk mendojmë se Prishtina është adresa për të drejtat e boshnjakëve në Sërbi. Si parti për pajtim e drejtësi, në këtë mënyrë nuk dëshirojmë të përzihemi në konfliktin sërbo-shqiptar. Përshëndesim përpjekjet për të arritur një marrëveshje. Do të donim arritjen e një marrëveshjeje të bazuar në drejtësi dhe të krijojmë kushtet për pajtim. Aty ku përfshihemi dhe ngremë zërin, është zëri për të drejtat e boshnjakëve të Kosovës.