Jevtiq për lëvizjet e Kurtit: Komuniteti ndërkombëtar të ndalë dhunën institucionale ndaj sërbëve
Kryetari i Komunës së Shtërpcës Dallibor Jevtiq ka reaguar për deportimin e sërbit Aleksandar S. nga Brezovica dhe tha se ai është dëbuar nga Kosova vetëm sepse është i punësuar në MPB të Sërbisë çka po vijon persektutimi i popullit sërb.
“Vijimi i persekutimit të poopullit sërb nga hapësira e Kosmetit nga ana e rregjimit në Prishtinë në formën e dëbimit të sërbëve të cilët me familjet e tyre jetojnë në këto vise, ndodhi dhe mbrëmjen e djeshme kur Aleksandar S. nga Brezovica, Komuna e Shtërpcës, antiligjshmërisht është dëbuar nga Kosova vetëm se është i punësuar në MPB të Sërbisë. Familja e Aleksandrit është këtu, familja e tij dhe shtëpia është në Brezovicë. Është e turpshme që një personit të ri, baba i një fëmije njëvjeçar, gruas, të birit dhe të vëllait i është marrë e drejta që të jetë në të vetmen shtëpi të tij”, ka shkruar Jevtiq në Fejsbuk.
Ky i fundit shtoi se si kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe si nënkryetar i Listës Sërbe ka informuar përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar për këtë rast i cili është shembull i shkeljes së të drejtave themelore të njeriut dhe lirisë dhe pjesë e politikës etno-nacionaliste e rregjimit qeverisës.
“Arrestimet e pabaza, ndalimet, represionet dhe dëbimet e sërbëve konfirmojnë atë çka Kurti premtoi në qendër të BE-që 1/3 e sërbëve do t’a burgosë, 1/3 do t’a dëbojë ndërsa me pjesën e ngelur do t’a shikojë se çfarë do të bëjë. Dhe kur i paralajmëruam përfaqësuesit ndërkombëtarë për këtë mesazh të qartë nga Kurti, të njëjtët ata na siguruan se këtë nuk do t’a lejonin. Po u bëj një pyetje të hapur pikërisht përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare: Çfarë duhet të bëjë më shumë Kurti që ju të reagoni dhe
t’a ndalni para se ai t’a spastrojë etnikisht Kosovën?”, pyeti Jevtiq dhe shtoi:
“Kolegët e mi dhe unë nuk do të ndalemi nga lufta demokratike për të drejtën dhe të vërtetën dhe e dimë se do të vijë dita kur të dëbuarit të kthehen në shtëpitë e tyre ashtu sikurse sërbët e ndaluar joligjërisht, të lirohen. Edhe një herë i bëj thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të reagojnë dhe ndalin dhunën institucionale dhe antiligjore ndaj popullit sërb”, konkludoi Jevtiq.
0 komentet