Ambasada e Gjermanisë: Po e ndjekim me vëmendje rastin e deportimit të serbëve

Kosovo i Nemačka
Burim: Kosovo Online

Ambasada gjermane sot në një takim me ushtruesin e detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme i është referuar masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës gjatë fundjavës së kaluar, të cilat çuan në heqjen e shtetësisë së Kosovës dhe deportimin e katër serbëve të Kosovës, ka thanë për Kosovo online nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.

Në një përgjigje me shkrim për portalin Kosovo online, nga Ambasada u theksua:

„Theksojmë se vendime të tilla të ndjeshme duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe që personave të prekur t’u sigurohet qasje e plotë në këshillim ligjor dhe mundësi për mjete juridike. Ambasada po i ndjek me kujdes zhvillimet lidhur me këto raste,“ thuhet në fund të përgjigjes.

Të kujtojmë, në dy ditët e fundit janë deportuar nga Kosova katër serbë dhe u është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për serbë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.