Jovanoviq dhe Kozarev me Pirs: Shqetësimi për pozitën e të drejtave humane të sërbëve në K&M, rrezikon dhe trashëgiminë kristiane
Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sërbisë Nevena Jovanoviq dhe sekretari i përgjithshëm i MPJ Dushan Kozarev në bisedën e sotme me të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, shprehën shqetësimin për pozitën e të drejtave humane të sërbëve dhe jo shqiptarëve në Kosovë, duke thënë se janë nën persekutim të vazhdueshëm individual nga ana e regjimit të Albin Kurtit dhe vazhdojnë të jenë të rrezikuara dhe trashëgimia kristiane sërbe në atë territor, duke kërkuar mbështetje britanike në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, veçanërisht në pjesën që i përket formimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe.
Në takimin e zhvilluar në Londër, janë shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe mes Sërbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të cilat janë vlerësuar tradicionalisht të mira, veçanërisht në sferën ekonomike si dhe në atë të mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa vëmendje e veçantë i është përkushtuar dhe çështjeve të shumta me interes rajonal dhe dypalësh, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punave të Jashtme të Sërbisë.
Jovanoviq dhe Kozarev, përcollën angazhimin e plotë të Sërbisë për integrimin europian dhe zbatimit të mëtejshëm të reformave, duke theksuar rezultatin e jashtëzakonshëm të administratës së presidentit Aleksandar Vuçiq në modernizimin gjithëpërfshirës të vendit, rritjen e standardit të jetesës dhe trefishimin e PBB nga viti 2012 deri më sot, nën pozicionimin e Sërbisë si destinacion domethënës investimi dhe lider në zonën përreth.
"Kurora simbolike e kësaj politike shtetformuese do të jetë mbajtja e manifestimit global Ekspo 2027 dhe pritet që pjesëmarrja e Mbretërisë së Bashkuar të jetë jashtëzakonisht e dukshme dhe e dobishme për forcimin e lidhjeve", shtohet në njoftim.
U bisedua dhe për situatën në B&H pas dorëheqjes së fundit të Kristjan Shmid, proçeset integruese në Europën Juglindore përmes iniciativave të tilla si Proçesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur, përmirësimi i infrastrukturës energjitike dhe transportit, bashkëpunimi shkencor dhe arsimor, si dhe lidhjet më të ngushta në fushën e teknologjisë së informacionit, veçanërisht në planin e inteligjencës artificiale.
Pirs theksoi mbështetjen e Londrës zyrtare për integrimin europian të Sërbisë dhe duke vlerësuar rezultatet e arritura ekonomike, shprehu gatishmërinë e Britanisë së Madhe për vazhdimin e pjesëmarrjes aktive në proçeset që synojnë konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe pajtimit nën përfshirjen e projekteve të rëndësishme zhvillimore tek ne dhe në rajon.
Bashkëbiseduesit u dakordësuan se heqja e vizave britanike për mbajtësit e pasaportave sërbe, do të kontribuonte ndjeshëm në përmirësimin e kontakteve të biznesit dhe kjo do të diskutohet më tej në departamentet kompetente.
0 komentet