Jovanoviq: Kurti nuk ka dashur të dalë nga burgu i Nishit, e kanë nxjerrë jashtë

Čedomir Jovanović
Burim: B92

Kryetari i LDP-së, Çedomir Jovanoviq, zbuloi se si iu lut kryeministrit aktual të Kosovës Albin Kurti që të dilte nga burgu në Nish në vitin 2001, pasi lirimi u nënshkrua nga presidenti i atëhershëm Vojisllav Koshtunica, pas dy vjet e gjysmë të vuajtjes së dënimit prej 15 vjetësh, raporton Kurir.

“Ai nuk ka dalë nga burgu në atë kohë, është nxjerrë nga burgu. Meqë të gjithë tani po e kritikojnë vendimin e Koshtunicës për lirimin e tij, por aq sa janë kundër atij vendimi, edhe vetë Kurti ka qenë kundër këtij vendimi. Besoni apo jo, më mori në telefon drejtori i burgut për të më thënë se nuk di çfarë të bëjë, sepse Kurti nuk do të dalë nga burgu, kështu që shkova dhe fola me të, ai më thotë: “Unë nuk e njoh Jugosllavinë, une nuk i njoh vendimet e presidentit te saj. Më dënove me 15 vjet, unë do të ulem këtu 15 vjet”. I thash hej Albin, o burre, është e kot, të gjithë u larguan. E nxorren nga burgu. Në përgjithësi, ai nuk kishte as vend në burg", tha Jovanoviq.

Jovanoviq iu referua edhe faktit se Koshtunica tani është një nga nënshkruesit e peticionit kundër propozimit evropian për çështjen e Kosovës.

"Është e lehtë për Koshtunicën të heshtë dhe të nënshkruajë peticionet të Dverit këtu në Beograd nga një kasolle me dru atje, ku gjoja rri pa energji elektrike. Vojo, kërko falje, duhet të bësh diçka. Ti ishe president i këtij vendi, bëj diçka. Shko, gjeje dikë që do ta mbështesë atë idenë tënde. Por nuk është i aftë, si të gjithë ata që e kanë nënshkruar", beson Jovanoviq.

Jovanoviq komentoi edhe deklaratën e liderit të SDS-së dhe ish-presidentit të Serbisë Boris Tadiq se ajo që i ishte ofruar presidentit serb Alleksandar Vuçiq me planin evropian ishte më pak se ajo që i ishte ofruar në vitin 2011.

“E thirra Tadiqin pas asaj deklarate, i thashë, Boris, më mirë vrit veten pas asaj që ke thënë, sesa të bësh ndonjë gjë tjetër. Dhe ai më tha se nuk është dakord me atë plan dhe se Vuçiq vetë e solli deri aty, etj. Ka shumë gjëra që unë mund të kuptoj, por thelbi është në vijim, edhe athëherë, në 2011, kur e bëri, kur e refuzoi, thashë mos, Boris, e di që është e vështirë, por nuk do të jetë më e lehtë nesër. Ai thotë: "Ti e di shumë mirë pozicionin në të cilin ishim atëherë. A e di se mund të them atë që doja, por nuk mund të bëja atë që doja. Se isha një president që nuk ka një shtet me institucione të konsoliduara dhe një popull racional pas tij. Që Vuçiqi dhe Toma të më kishin kryqëzuar të parët dhe të më kishin djegur në Terazije po t'i kisha thënë Angela Merkelit, mirë, ne do t'i tërheqim institucionet serbe nga Kosova. Më rrëzuan në 2012 sepse vendosën që forcat demokratike nuk mund të sjellin atë ndryshim në Ballkan, por të gjithë vijnë nga e djathta, e cila e ka ripërcaktuar veten”, ka rrëfyer bisedën Jovanoviqi.