Tadiq: Opinioni ndërkombëtar duhet ta dijë se sërbët janë të ekspozuar ndaj dhunës së Kurtit
Ish presidenti i Sërbisë dhe lider i Partisë Socialdemokrate Boris Tadiq ka deklaruar se opinioni ndërkombëtar duhet të njihet me faktin se banorët sërbë në Kosovë keqtrajtohen dhe janë të ekspozuar ndaj dhunës nga ana e Albin Kurtit.
Në llogarine e tij ne Tviter Tadiq deklaron se mungesa e dënimit të këtyre akteve nga perëndimi, mbart me vete përgjegjësinë për rezultatin e këtij ngacmimi të rrezikshëm.
"Opinioni publik ndërkombëtar duhet të ndërgjegjësohet për faktin se popullata sërbe në Kosovë keqtrajtohet dhe është e ekspozuar ndaj dhunës dhe frikës prej Albin Kurtit! Mungesa e një denoncimi të fortë nga ana e perëndimit, e bën përgjegjës për rezultatin e këtyre ngacmimeve të rrezikshme", ka shkruar në anglisht Tadiq përmes Tuiterit.
komentet