Kadriaj: Qeveria e Kosovës në vitin 2003 konfirmoi se dinari nuk është valutë e vlefshme

Mustafa Kadriaj
Burim: Kosovo Online

Eksperti ekonomik nga Prishtina Mustafa Kadriaj ka thënë për Kosovo onlajn se Qeveria e Kosovës qysh në 2003 kur u euro doli në qarkullim, konfirmoi se dinari sërb dhe leku shqiptar nuk janë valuta të vlefshme në Kosovë.

"Si Kosovë ne do të donim të kishim valutën tonë, por operojmë sipas regjimit të cilin Kosovës i’a ka diktuar Bashkimi Europian. Në lidhje me këtë besoj se Kosova duhet të punojë me valutën europiane nëse pretendojmë të jemi dhe të duam të jemi pjesë e BE” ka thënë Kadriaj me rastin e fjalëve se prej 1 shkurtit sipas Bordit të Bankës Qëndrore të Kosovës euro do të jetë valuta e vetme që do të lejohet për veprime monetare dhe transaksionet e pagave në sistemin e Kosovës.