Kallas për takimet me Vuçiq dhe Kurtin në Nju Jork: Është koha për të ecur përpara

Kaja Kalas
Burim: Kosovo Online

Përfaqësuesja e lartë e Unionit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, njoftoi se në takime veçmas në Nju Jork me presidentin e Sërbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin kosovar Albin Kurti, vuri në dukje nevojën për përmirësimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

"Progresi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE duhet të shkojnë dorë për dore", shkruan Kallas në rrjetin social "X".

Ajo vuri në dukje se janë obliguese marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit.

"Zbatimi i tyre nuk është shërbim për Brukselin, por detyrim për qytetarët dhe rajonin që pret marrëdhënie normale", tha Kallas.

Kjo e fundit shtoi se BE do të vazhdojë të jetë ndërmjetës i paanshëm, por që ndërmjetësimi nuk mund të zëvendësojë vullnetin politik në Beograd e Prishtinë.

"Është koha për të ecur përpara", përfundoi Kallas.

Vuçiq sot më herët përcolli se në bisedë me Kallas, insistoi në përmbushjen e normave nga Marrëveshja e Brukselit, para së gjithash në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.

Kurti nga ana tjetër i kërkoi Kallas që BE të ushtrojë presion mbi Beogradin për të ekstraduar të dyshuarit për sulmin në Banjskë, por dhe i shprehu shqetësim për vendimin ndaj drejtuesve të UÇK.