Kallas: Udhëheqësit në Kosovë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të një qeverie
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, tha se pas zgjedhjeve demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë, udhëheqësit politikë duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë, si dhe se përparimi në dialogun midis Beogradit dhe Prishtines mbetet i nevojshëm për përparimin e Kosovës në rrugën evropiane.
Kallas deklaroi gjithashtu në rrjetin "X" se pas më shumë se një viti stanjacioni politik në Kosovë, po hapet dera për të kthyer një faqe të re.
"Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë hapin derën për të kthyer një faqe të re pas më shumë se një viti stanjacioni politik. Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të një qeverie. Përparimi në dialogun midis Beogradit dhe Prishtines dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten të nevojshme për përparimin e Kosovës në rrugën evropiane", tha Kallas.
Kosovo’s democratic and inclusive election opens the door to turn the page after more than a year of political deadlock.
Political leaders now need to engage constructively to ensure the swift formation of government.
0 komentet