Mbahet Forumi Pupin 2026: Nisja e Dialogut Strategjik mes Sërbisë dhe SHBA hap i rëndësishëm institucional
Nisja e Dialogut Strategjik mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqet hap të rëndësishëm institucional, ndërsa domethënia e vërtetë e saj do të varet nga kontinuiteti i projekteve konkrete dhe rezultateve të matshme, ka qenë konkluzioni i forumit të tretë Pupin në Uashington i cili këtë vit i’u kushtua temës së Dialogut Strategjik mes Sërbisë dhe SHBA. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Daniel Loton tha se “Amerika dëshiron që të jetë partner i zgjedhur i Sërbisë”.
Sikurse informojnë organizatorët e “Iniciativës Pupin”, forumi i tretë radhazi mblodhi zyrtarë amerikanë e sërbë, përfaqësues të sektorit të mbrojtjes, investitorë dhe ekspertë për të biseduar rreth asaj se në në cilën mënyrë dialogu i saponisur strategjik mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mund të kthehet në rezultate konkrete.
Forumin e çeli kryetari i Iniciativës Pupin, Vuk Velebit dhe zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Daniel Loton.
Velebit tha se Dialogu Strategjik nuk duhet të shikohet si qëllim final, por si pikënisje për ndërtimin e marrëdhënies afatgjatë e të qëndrueshme mes Sërbisë dhe SHBA. Ai theksoi veçanërisht se marrëdhëniet dypalëshe nuk mund të varen vetëm nga qeveritë dhe ciklet politike, por tek to duhet që të përfshihen më shumë komuniteti i biznesit, universitetet, shoqëria civile, të rinjtë dhe komuniteti sërbo-amerikan.
"Dialogu strategjik nuk është destinacion; ai është pikënisje", tha Velebit.
Loton, marrëdhëniet dypalëshe i vendosi në kontekstin e 145 viteve të marrëdhënieve diplomatike mes Sërbisë dhe SHBA, duke treguar hapësirën për përmirësim të mëtejshëm të bashkëpunimit në energjitik, mbrojtje, teknologji të besueshme, arsim dhe përgatitje për Ekspo 2027 në Beograd.
Veçanërisht vuri në dukje rëndësinë e financimit amerikan në telekomunikacion dhe infrastrukturën 5G, si dhe rëndësinë e zgjedhjes së partnerëve të besueshëm në zhvillimin e infrastrukturës për inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e përparuara.
"Amerika dëshiron të jetë partneri i zgjedhur i Sërbisë", tha Loton.
Sesion i veçantë i forumit, i’u kushtua përvjetorit XX të Programit të Partneritetit Shtetëror mes Gardës Kombëtare të Ohajos dhe Sërbisë.
Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneral Major Metju Udrof theksoi se pothuajse 75% e aktiviteteve ndërkombëtare të Gardës Kombëtare, janë të lidhura me Sërbinë, ndërsa vëllimi i bashkëpunimit në periudhën e ardhshme mund të arrijë mes 50 dhe 60 angazhimeve të ndryshme.
Si fusha me potenciale të shtuara, u veçuan ndërveprimi, siguria kibernetike, shëndetësia, bashkëpunimi ekonomik, investimet dhe bashkëpunimi i industrive të mbrojtjes. Me rastin e 20 vjetorit të partneritetit, Iniciativa Pupin i dha Udrof çmimin për kontributin e dhënë në forcimin e lidhjeve afatgjata mes Sërbisë dhe SHBA.
Në panelin për bashkëpunimin strategjik dypalësh, asistoi ambasadori i Sërbisë në SHBA Dragan
Shutanovac, Andrju Pik, Xhejms Karafano dhe Filip Riker nën moderimin e Kolin Janiç, ndërsa diskutimi u përqendrua në çështjen se si t’a shndërrojmë momentin egzistues politik në
bashkëpunim të përhershëm institucional, thuhet në njoftim.
Shutanovac bashkëpunimin në mbrojtje, e vlerësoi si një nga fushat kyçe për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, nën partneritetin me Gardën Kombëtare të Ohajos si
platformë egzistuese mbi të cilën është e mundur të ndërtohet më tej bashkëpunimi.
Duke folur për energjiitikën, vuri në dukje rëndësinë e diversifikimit të burimeve të furnizimit të Sërbisë dhe zhvillimit të infrastrukturës së re.
Karafano theksoi se Sërbia në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duhet të definojë qartë se çfarë sjell vetë partneriteti, nga vendndodhja gjeografike dhe kapitali njerëzor e deri tek kapacitetet industriale dhe mundësia e lidhjes së korridoreve të ndryshme europiane.
Riker theksoi veçanërisht nevojën për institucionalizimin e Dialogut Strategjik përmes kontakteve të rregullta, strukture të qartë dhe kontinuitet që nuk do të varet nga momentet individuale politike.
Paneli i dytë i’u kushtua bashkëpunimit ekonomik mes Sërbisë dhe SHBA dhe Karolin Vik nga DFC tha se institucioni është i hapur për projekte nga Sërbia, veçanërisht në fushat e energjisë, mineraleve kritike, industrisë farmaceutike, bujqësisë, qendrave të të dhënave IA dhe shërbimeve financiare.
Njëkohësisht theksoi se domethënia strategjike e projektit në vetvete nuk është e mjaftueshme, projektet duhet të jenë komercialisht të qëndrueshme dhe financiarisht në themel.
Vladimir Millosheviq nga kompania Gugl AI theksoi se në epokën e zhvillimit të përshpejtuar të inteligjencës artificiale, vetëm posedimi i stafit kualitativ nuk është më e mjaftueshme dhe shtoi
se Sërbia duhet të identifikojë sektorët në të cilët ka avantazhe të veçanta dhe të definojë qartë
fushat e specializimit teknologjik.
Paneli përmbyllës i’u kushtua lidhjes rajonale, energjisë dhe korridoreve strategjike, ndërsa
pjesëmarrësit biseduan rreth pozitës së Sërbisë në kryqëzimin e rrugëve të transportit dhe
energjisë që lidhin Europën Qëndrore, Danubin, Detin e Zi dhe Mesdheun Lindor.
Kris Xhenions nga kompania Behtel vuri në dukje projektet infrastrukturore me vlerë rreth 2 miliardë dollarë, duke përfshirë projektet në linjat Beograd-Bar dhe Kraljevo-Novi Pazar si dhe rëndësinë e lidhjeve hekurudhore Beograd-Budapest dhe Beograd-Nish.
Ai veçoi potencialin e projektit të hidrocentralit të kthyeshëm Gjerdap 3, i cili, sipas të dhënave të paraqitura gjatë Forumit, mund të sigurojë afërsisht 27 ditë ruajtje të energjisë, konkludohet në njoftim.




komentet