Kamberi: Topi është në fushën e prokurorisë, Kurti po tenton të politizojë nxharjen

Beljgzim Kamberi
Burim: Kosovo Online

Belgzim Kamberi nga Instituti Musine Kokaljari, ka thënë për Kosovo online se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke mos u paraqitur në Prokurorinë Speciale, po tenton ta politizojë gjithë situatën dhe se tani i takon prokurorisë të zgjedhë se si do ta zbatojë ligjin.

“Tendenca është që kjo histori të politizohet sa më shumë. Z. Kurti kërkon të krijojë perceptimin se prokuroria është kundër qeverisë, se është më shumë kundër qeverisë se sa po lufton korrupsionin apo krimin”, tha Kamberi.

Ai theksoi se topi është tashmë në fushën e prokurorisë, e cila duhet të gjejë një zgjidhje dhe të zbatojë ligjin.

“Mbetet të shihet se si do të veprohet, tani jemi në një betejë politike mes kryeministrit Kurti dhe prokurorisë. Jemi në një situatë të tillë që nëse prokuroria nuk vepron, atëherë do të kemi problem me zbatimin e ligjit në Kosovë, kështu që prokuroria do të duhet të veprojë. Në anën tjetër, duket se Kurti nuk do të shkojë në prokurori, duket se e vetmja rrugë e prokurorisë është të gjejë një mënyrë për ta përfunduar këtë intervistë me Kurtin, tani do të shohim se me çfarë metodologjie. A do të kemi një situatë që kjo histori të politizohet edhe më shumë, duke e sjellë Kurtin me dhunë apo jo në prokurori, mbetet për t’u parë”, tha Kamberi.


Prokuroria Speciale ka njoftuar pasi Albin Kurti ka injoruar urdhrin e Gjykatës Themelore për të dëshmuar, se kryeministri i Kosovës do të ndiqet penalisht sipas ligjit në fuqi.

Kurti tha nga Gjilani se nuk do të paraqitet për të dëshmuar derisa Prokuroria të ndryshojë qasjen apo udhëheqjen.