Presionet ndaj dëshmitarëve në rastin e ish liderëve të UÇK dhe masat e marra: lëkundje apo forcim i besimit tek gjykata?

Tači, suđenje
Burim: Kosovo Online

As rreth 2000 kilometra, sa është largësia prej Prishtinës në Hagë, e cila është selia e Këshillit special të Kosovës para të cilave ndërmerren procedurat kundër ish liderëve të UÇK të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte me sa duket nuk janë mjaftueshëm larg sa për të parandaluar presionet ndaj dëshmitarëve.

Ndonëse pas idesë që selia e gjykatës të jetë jashtë Kosovës, ishte pikërisht qëllimi që të mundësohej mbrojtja e dëshmitarëve, Zyra e Prokurorit Special deklaroi së fundmi se tre të akuzuarit ish-udhëheqësit e UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, u zbuloi vizitorëve identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur. U konfirmua gjithashtu se disa dëshmitarë u kontaktuan "nga ana e disa individëve të cilët tentuan t'i detyronin të tërhiqeshin apo modifikuar dëshminë e tyre në mënyrë të favorshme për tre të akuzuarit".

Për shkak të gjithë kësaj, Thaçit, Veselit dhe Selimit i’u ndërprenë përkohësisht të gjitha komunikimet-vizitat, telefonatat, letrat me shkrim, përveçse me avokatët e tyre.

Avokatët, bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn tregojnë se ishte e pritshme se në rastet kundër ish liderëve të UÇK të ketë presion mbi dëshmitarët dhe se e gjithë kjo, dëshmon se dëshmitarët duhet të mbrohen në mënyrë më adekuate. Rreth kësaj nëse masat që janë ndërmarrë nga kjo gjykatë pas dijenisë rreth tentativës për të ndikuar tek dëshmitarët, do të forcojnë besimin në punën e saj, opinionet janë të ndara.

Avokat Zoran Zhivanoviq beson se masat e marra Këshilli Special i Kosovës në Hagë, treshja e ish liderëve të UÇK është e vetmja procedurë e saktë e cila mund të zbatohej.

“Këto masa, për mendimin tim, deri diku kontribuojnë në besimin më të madh në punën e gjykatës dhe duhen vëzhguar si pjesë e disa masave të tjera që janë marrë. Gjatë tetorit dhe nëntorit janë arrestuar tre persona nga Kosova, pikërisht me urdhër të Këshillit Special si pasojë e pengimit të punës së gjykatës, pra abuzimin e qasjes në kontakt me dëshmitarët e mbrojtur të cilët duket se kanë ndikuar në mënyrë jo të ndershme, duke dashur të japin deklarata përkatëse ose eventualisht të refuzojnë të dëshmojnë” thotë Zhivanoviq për Kosovo Onlajn.

Siç thuhet para Këshillit Special të Kosovës, egzistonte përvojë e keqe e Tribunalit të Hagës, ku abuzimet e ndikimit të dëshmitarëve shkojnë tek-zbulimi i identitetit të tyre dhe ushtrimin e presionit ndaj tyre.

“Kujtoj se në rastet e Haradinajt dhe Limajt para Tribunalit të Hagës, të cilat ishin një nga rastet kryesore, pikërisht u mor vendimi i shpalljes së pafajësisë falë faktit se një numër i dëshmitarëve të cilët në procedurën e mëparshme dhanë deklarata duke inkriminuar të akuzuarit,

papritmas në shqyrtimin gjyqësor ndryshuan deklaratat dhe nuk i akuzuan më, kështu që Prokuroria mbeti pa prova”, thotë Zhivanoviq.

Ky i fundit kujton se disa dëshmitarë në këtë procedurë janë likujduar.

“Vetëm në këto raste para Tribunalit të Hagës janë akuzuar, më duket, pesë persona që kanë ndikuar tek dëshmitarët dhe ata e kaluan me dënime shumë të lehta. Njëri u la i lirë, njëri u dënua me tre muaj burg, njëri me gjobë” thotë avokati, por thekson se Këshilli Special tashmë ka bërë kthesë të madhe.

“Kthesa u ndërmor kur u gjykua (Nasim) Haradinaj dhe një tjetër i akuzuar pikërisht si pasojë e shkeljes së masës ndaluese të ndikimit tek dëshmitarët. Për këtë, trupi gjykues i dënoi me nga katër vjet e gjysmë burg. Ky është vendim drastik, por ishte edhe i nevojshëm sepse Këshilli Special kuptoi se vetëm me dënime të tilla mundet që në një farë mënyre të pamundësojë ndikimin tek dëshmitarët”, thotë Zhivanoviq.

Ai shprehet se vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë me dëshmitarët e mbrojtur që u tentua të ndikoheshin në rastin e “Thaçi dhe të tjerët”.

“Mendoj se ndaj tyre dhe anëtarëve të familjeve të tyre do të zbatohen masa shtesë mbrojtëse, të cilat mund të jenë të ndryshme. Mund të jenë shpërngulëse nga Kosova, mund të ndryshojnë identitetin e tyre dhe të gjenden në ndonjë shtet tjetër dhe kjo jo vetëm derisa janë duke dëshmuar, sesa dhe pas kësaj. Por mund të ndodhë që këta dëshmitarë të ndryshojnë mendimin e tyre dhe të vendosin për të dëshmuar. Nuk dimë situatat specifike, identitetin dhe edhe sikur t’a dimë, nuk do të ishte e radhës për t’a zbuluar. Nuk do të thotë se kjo do të bëjë që ata dëshmitarë të mos paraqiten dhe të dëshmojnë për atë që kanë thënë në procedurën e mëparshme, duke inkriminuar sigurisht disa nga të akuzuarit, ndaj edhe po u bëhet presion”, thotë Zhivanoviq.

Ky i fundit thekson se të gjithë pjesëmarrësit në procedurë, janë të detyruar të ruajnë informacione konfidenciale, ku përfshihet edhe identiteti i dëshmitarëve të mbrojtur.

"Identiteti i dëshmitarëve të mbrojtur duhet t'i zbulohet mbrojtjes. Kjo është e nevojshme sepse është e pamundur të mos dihet se kush është ai njeri që dëshmon dhe akuzon dikë, për shkak të të cilit i pandehuri mund të marrë dënim të madh. Me këtë njihet edhe mbrojtja. Kur them mbrojtja, mendoj mbrojtësin dhe gjithë ekipin mbrojtës, por dhe të akuzuarin. Ndaj për këtë është vendosur kjo masë ndalimi i komunikimit të pandehurve nga grupi i Thaçit me persona të caktuar, për të penguar zbulimin e identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur, si dhe sugjerimet që ata mund të japin” sqaron Zhivanoviq.

Duke folur rreth tentativave ndikuese ndaj dëshmitarëve në rastin e treshes së ish liderëve të UÇK dhe rreth kësaj nëse masat e marra ndaj të akuzuarve do të kontribuojnë në forcimin e besimit në punën e kësaj gjykate, avokati Millorad Konstantinoviq thotë për Kosovo Onlajn se rreth punës së këtij mekanizmi të gjykatës është shumë herët të jepen vlerësime.

Siç tregon, qysh prej fillimit të gjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve para Këshillit Special mund të pritej që të kishte tentativa për të ushtruar presion ndaj dëshmitarëve.

“Prokuroria ka marrë urdhër nga gjykata edhe pas përfundimit të procedurës hetimore që të propozojë masa për mbrojtjen e dëshmitarëve. Nuk kemi informacion se për sa dëshmitarë janë dhënë masa të tilla dhe nëse është kërkuar caktimi i të tilla masave. Egzistojnë kategori dëshmitarësh, sidomos në rastet e krimeve të luftës si ky, të cilët janë jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe që mund të marrin edhe statusin e dëshmitarëve të mbrojtur”, thotë Konstantinoviq.

Ky i fundit thekson se duke pasur parasysh historinë e proceseve gjyqësore para Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë dhe ngjarjet që ndodhën atje, ishte e pritshme që do të kishte tentativa ndikuese ndaj dëshmitarëve në këto procedura.

“Ishte e pritshme që të bëhej presion ndaj dëshmitarëve dhe ndoshta të tentoheshin gjëra edhe më të këqija. Kur në një moment të kemi të gjitha informacionet se në cilat mënyra janë sjellë gjykata dhe prokuroria, do të mund të japim një vlerësim të përgjithshëm. Besoj se për gjykim të drejtë dhe për marrjen e vendimit që do të bazohej në ligj, është e nevojshme që dëshmitarët të dëshmojnë me qetësi dhe të paraqesin të gjitha aytre që kanë dijeni" thotë Konstatinoviq.

Bashkëbiseduesi ynë beson se me dëshmitarët ka qenë e nevojshme t'u sigurohet mbrojtje adekuate.

“Kategori të caktuar dëshmitarësh tashmë duhej të kishin mbrojtje dhe nëse kjo nuk do të ndodhte, kishte periudhë të gjatë kohore kur mund të ndikohej tek ta. Prej momentit kur aktakuza i është dorëzuar mbrojtjes së të pandehurve dhe vetë të pandehurve, ata erdhën deri tek dijenitë rreth personave që bëhej fjalë. Fakti që ata janë të detyruar nga rregulloret e gjykatës për të mos ndikuar mbi dëshmitarët nuk është absolutisht mbrojtje e mjaftueshme. Dëshmitarët individualë duhet të mbrohen në mënyrë adekuate, identiteti i tyre duhet të fshihej, duhet të zhvendoseshin. Kujtoj se pikërisht për arsye sigurie, vetë Këshilli Special themeluar nga Kuvendi i Kosovës themeluar në Holandë. Dislokuar nga territori i Kosovës pikërisht për arsye sigurie, në radhë të parë të dëshmitarëve që supozohet të dëshmonin aty” thotë Konstatinoviq.

Siç shton, është vlerësim individual i secilit dëshmitar nëse do të vazhdojë të dëshmojë në procedurë apo do të marrë vendim tjetër.

“Egzistojnë njerëz që deri tek këto masa të hidhëruara dhe ku nuk u ka mbetur asgjë nga jeta se me çdo çmim do të dëshmojnë madje edhe duke rrezikuar jetën, nëse duhet. Megjithatë, një numër i madh dëshmitarësh do të tërhiqen, do të kenë frikë. Më duhet të kujtoj këtu nuk bëhet fjalë vetëm për viktimat sërbe. Viktimat e ketij grupi që ka ndërmarrë së bashku krime kryesisht kanë qenë edhe shqiptarë, kështu që egziston nevojë e madhe qe të ofrohet mbrojtje adekuate të dëshmitarëve dhe ajo mund të ofrohet qysh prej fillimit të procesit” përmbyll Konstantinoviq.

Thaçi, Veseli dhe Selimi akuzohen për vepra penale të kryera në periudhën mars 1998 deri më së voni në shtator 1999 në shumë vende në Kosovë, si dhe në Kukës dhe Cahan, në veri të Shqipërisë. Akuzoheshin në bazë të përgjegjësisë penale individuale për përndjekje, burgim, torturë, vrasje, privim arbitrar të lirisë, trajtim mizor... U arrestuan më 5 nëntor të 2020 në Kosovë dhe po atë ditë u dërguan në Hagë, ndërsa gjykimi i tyre nisi më 3 prill 2023.