Dojll: Thaçit dhe Veselit i’u zgjat paraburgimi si pasojë e rrezikut se mund të ndikonin tek dëshmitarët

Majkl Dojl
Burim: Kosovo Online

Zëdhënësi i Këshillit Special në Hagë Majkëll Dojll ka thënë për Kosovo onlajn se paraburgimi ndaj ish liderëve të UÇK Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit është shtyrë shumë herë jo si pasojë e arratisjes së mundshme të tyre, por për pengim të drejtësisë dhe ndikimit tek dëshmitarët.

“Sikurse po e shikoni çdo dy muaj paneli për gjykim shqyrton nëse egzistojnë arsye të justifikueshme për zgjatjen e paraburgimit dhe deri më tani gjyqtarët janë fokusuar në vendimet e tyre në rrezikun që të akuzuarit mund të ndikojnë në pengimin e drejtësisë apo të ndikojnë tek dëshmitarët, kështu që më shumë është çështje e pengimit të drejtësisë sesa mundësia e arratisjes” ka thënë Dojll.

Ky i fundit pyetjes nëse administrata e re amerikane në cilëndo mënyrë ndikon apo tenton të ndikojë tek puna e Këshillit Special të Kosovës në Hagë, u përgjigj se nuk mundet që të komentohet diçka e tillë kështu.

“Nuk mund të komentoj këtë, mundem vetëm që të komentoj rreth rasteve dhe që gjyqtarët të punojnë me përkushtim tek rastet që ndjekin ligjin, për ne ky është fokusi” ka thënë Dojll.

Gjendja shëndetësore e ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka qenë temë gjatë javëve të fundit nëpër media.

“Këshilli Special i Kosovës e ka për detyrim të mbrojnë të drejtat personale të personave në institucionin e paraburgimit. Ndaj nuk jemi në gjendje të japim informacion shëndetësor përveçse nëse i paraburgosuri nuk jep pëlqimin. Ajo çka mund të them është se nuk është e çuditshme që dikush të mos asistojë në ditën e gjykimit sepse nuk ndihet mirë atë ditë. Mund të them se Thaçi vazhdon aktivitetet e tij të përditshme në ambientet e paraburgimit dhe këtë javë ishte i pranishëm në sallën e gjyqit” konkludoi Dojll.