Kfor për shembjen e motel “Jezero“: Inkurajojmë të gjitha palët që të respektojnë sundimin e ligjit dhe proces të drejtë

Rušenje motela Jezero
Burim: Kosovo Online

Për rastin e shembjes së motel “Jezero“ në Ujman, Kfor deklaron për Kosovo onlajn se aktivitetet e zbatimit të ligjit nuk janë pjesë e mandatit të atij misioni të NATO, por për të monitoruar me kujdes të gjitha ngjarjet që mund të kenë ndikim tek siguria në Kosovë, nën mesazhin se inkurajojnë të gjitha palët që të respektojnë sundimin e ligjit dhe proces të drejtë.

Kfor rikujton se vazhdon të përmbushë misionin e vet të garantojë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB të vitit 1999.

"Ekipet tona për lidhje dhe monitorime luajnë rol kyç në aktivitetet monitoruese. Aktivitetet e zbatimit të ligjit nuk janë pjesë e mandatit të KFOR, por ndjekim me kujdes të gjitha ngjarjet relevante që mund të kenë ndikim tek siguria në Kosovë. Inkurajojmë të gjitha palët që të respektojnë sundimin e ligjit dhe proces të duhur", bëhet e ditur në përgjigjen e KFOR për Kosovo Onlajn.

Moteli “Jezero” u shemb dje pasi punonjësit e ndërmarrjes “Ibar-Lepenac” së bashku me pjesëtarë të Policisë Kosovare hyrën në objekt dhe informuan pronarët që t’a braktisnin atë. Në shembje asistuan pjestarë të EULEKS së bashku me KFOR.

Ndërkohë misioni i EULEKS njofton se po ndjek rastin e shembjes së motelit dhe barin e plazhit “Jezero”, por pa dhënë më shumë detaje.

Pronarët e motelit, Jordan dhe Aleksandar Jakshiq, thanë për Kosovo Onlajn se nuk e prisnin që të shkohej deri këtu sepse ngritën padi ndaj kompanisë “Ibar-Lepenac” dhe se procedurat gjyqësore janë duke vazhduar.

Avokati i tyre Predrag Arsiq tha më herët sot se familjes i’u dorrëzua kërkesa që të braktisnin pronën e tyre më 14 korrik dhe atë e dorrëzuan punonjësit e ndërmarrjes “Ibar-Lepenac”.

"Në të nuk kishte asnjë referencë për asnjë dokument që do të tregonte se mbi ç’bazë ndërmarrja pretendon pronësinë e pronës së familjes Jakshiq. Ndonëse nuk ka bazë ligjore, kjo nuk i pengoi punonjësit e NP 'Ibar-Lepenac' që të shembnin pronën e familjes me makineri të rënda dhe policinë përgjatë natës, pjestarët e të cilit i lanë në rrugë të madhe", tha Arsiq dhe shprehu frikë se qasje e tillë e autoriteteve prishtinase po bëhet praktikë ngado ku jetojnë sërbët në Kosovë.

Zyra për Kosovë e Metohi deklaron se vazhdimi i shembjeve të objekteve në Komunën e Zubin Potokut, konkretisht i objektit privat të familjes Jakshiq afër liqenit të Ujmanit, paraqet dëshmi të politikës së Albin Kurtit ku sikurse bëhet e ditur, ka për synim shembjen, rrënimin, uzurpimin dhe nëpërkëmbjen e gjithçkaje sërbe në territorin e Kosovës.

Për këtë çështje, reaguan dhe organizmat joqeveritare nga veriu i Kosovës, duke bërë të ditur se rrënimi i atij moteli, është bërë me urdhër të drejtorit të ndërmarrjes “Ibar-Lepenac” Farruk Mujka, duke shkelur rendin kushtetues e juridik në Kosovë.