Komuna e Shtërpcës: AKP merr vendimin që "Shtëpinë e Stojkos” t’ja dorrëzojë Shërbimit Inteligjent Kosovar

Opština Štrpce
Burim: Facebook

Agjencia Kosovare e Privatizimit (KAP) mori vendimin që "Shtëpia e Stojkos”, margaritar kulturor dhe trashëgimi e qytetarëve të Komunës së Shtërpcës, t’ja dorrëzojë Shërbimit Inteligjent Kosovar, deklarohet prej Komunës së Shtërpcës.

Komuna e Shtërpcës përmes rrugës së Fejsbukut deklaron se rregjimi aktual punon kundër ligjeve.

“Sipas vendimit që u muar për qira mujore prej 350 eurosh, ky objekt që ka rëndësi historike tashmë duhet të dorrëzohet në duart e shërbimit inteligjent. Ky është shembull klasik i operimit kundërligjor të rregjimit aktual pasi me këtë vendim, trashëgimia historiko-kulturore e popullit cënohet. Kjo është e papranueshme, shtëpia e Stojkos duhet të jetë e mbrojtur nga ata që tentojnë që përmes vendimeve të ndryshojnë historinë, shuajnë trashëgiminë kulturore të një populli në këto vise” bëhet e ditur në deklaratë.

Komuna e Shtërpcës kundërshton ashpërsisht këtë vendim dhe bën të ditur se ky është konfirmim më shumë i politikës represive të rregjimit në Prishtinë që injoron vullnetin e qytetarëve të Komunës së Shtërpcës dhe përfaqësuesve të zgjedhur legjitimisht. 
“Pyesim përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, a është kjo demokraci kur bëhet thirrje për pjesmarrje në institucione kosovare të pjestarëve të komuniteteve minoritare në Kosmet?” bëhet e ditur në deklaratë.

Nga Komuna e Shtërpcës thuhet se pavarësisht gjithë kësaj, nuk tërhiqet nga lufta demokratike për të drejtat dhe interesat e qytetarëve tanë.

“Shtëpia e Stojkos' është jona dhe do t’ua kthejmë qytetarëve”, konkludohet në deklaratë.