Kozarev me këshilltarin e guvernatorit të Floridës

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë Dushan Kozarev, është takuar sot në Beograd me Ti Xhej Uilamil, këshilltarin dhe një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të guvernatorit të Floridës, presidentin e Merxh Amerikas, forumi më i madh i biznesit në këtë shtet federal amerikan dhe ish drejtorin e Selekt Florida-Agjencia Shtetërore e Investimit të Floridas.
Kozarev dhe Uilamil sikurse bëhet e ditur në Deklaratën e Ministrisë së Punave të Jashtme të Sërbisë, çmon lart trendin e intensifikimit të bashkëpunimit në biznes mes Sërbisë dhe SHBA me theks në potenciale që ofrojnë lidhje të shumëfishta egzistuese dhe të planifikuara me Floridan.
U konstatua se vendosja e linjës ajrore Er Sërbia mes Beogradit dhe Majamit i cili do të njoftohet së shpejti dhe çelja e Konsullatës së Përgjithshme në atë qytet, do të sjellë përfitime të shumta të shumëpritura për diasporën sërbe gjithnjë e më të madhe dhe në këtë drejtim, kjo do të inkurajojë edhe lidhje të tjera të shumta, kryesisht në fushat e teknologjisë së informacionit, tregtisë, turizmit dhe kulturës.
Bashkëbiseduesit u dakordësuan se egziston hapësirë e madhe e pashfrytëzuar për rritjen e shkëmbimit në të dy drejtimet dhe se në këtë kuptim, takime të ndryshme tematike duhet të mbahen më shpesh në të ardhmen, si në Florida ashtu edhe në Sërbi, veçanërisht duke pasur parasysh interesin e kompanive amerikane për të investuar në vendin tonë, të cilin Uillamil e theksoi në bisedë.
0 komentet