Stojakoviq: Greqia dhe Mali i Zi destinacionet më popullore për qytetarët e veriut të Kosovës

Severna Mitrovica, hapšenje
Burim: Kosovo Online

Qytetarët e veriut të Kosovës për pushime verore më shpesh zgjedhin Malin e Zi dhe Greqinë dhe mes destinacioneve më popullore janë Budva, Paralia dhe Hanioti, ndërsa rritet interesimi për Sitoninë dhe ishujt grekë, ka thënë për Kosovo onlajn menaxheri i agjencisë turistike Holidej plus nga Mitrovica e Veriut Nenad Stojakoviq.

Ky i fundit bën të ditur se problemet me lirinë e lëvizjes vazhdojnë të jenë sfidë për qytetarët.

“Një numër qytetarësh ndodhen tamam para sezonit veror dhe ngelën pa autovetura si pasojë e Ligjit për target”, ka thënë Stojakoviq.

Ai vuri në dukje dhe çështjet e pazgjidhura me përdorimin e dokumenteve kosovare duke bërë të ditur rastin më të fundit të udhëtarëve që me pasaportat kosovare udhëtonin nga Barcelona.

“Në sportel punëtorja kundërshtoi lëvizjen me atë pasaportë dhe insistoi blerjen e biletës së re, duke pretenduar se do të ulej në Aeroportin e Beogradit dhe do të deportohej pas në Barcelonë. Nuk ishte njohur me Marrëveshjen e Brukselit. Përjetuam të gjithë së bashku stres dhe blevëm biletë tjetër, sepse nuk kishim zgjidhje tjetër. Do të ketë të tilla çështje teknike dhe probleme” tha Stojakoviq.

Duke folur për zbatimin e sistemit të hyrje-daljes nga vendet e Unionit Europian (EES), Stojakoviq bën të ditur se zbatimi i tij në kufijtë grekë është pezulluar prej 1 qershorit 2026 për shkak të sezonit turistik, por pasagjerët që udhëtonin për në Milano patën përvojë tjetër.

"Pasagjerët tanë për në Milano pritën dy orë e gjysmë në tunelin e aeroportit të Malpensës që sistemi, i cili shërbehej nga katër police të përpunonte avionin me 240 pasagjerë. Sigurisht që humbëm transferimin deri në hotel sepse transportuesi nuk donte të priste tre orë dhe të paguante parkim shtesë në aeroport. Na u desh të paguanim transferimin që pasagjerët të arrinin në hotel. E gjithë kjo e komplikon dhe ngadalëson lëvizjen", tha ai.

Sipas tij, sistemi i projektuar në administratën e Unionit Europian nuk jep rezultate në terren.

"Sistemi burokratik i kontrollit i imagjinuar në zyrat e Brukselit në terren ngadalësohet, është joadekuat dhe komplikues dhe nuk pasqyron fare parimet dhe vlerat e Unionit Europian, të cilat janë mbi të gjitha liria e lëvizjes, punës dhe kapitalit për të mos folur për keqtrajtimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut të qytetarëve që nuk janë nga Unioni Europian, fëmijë të vegjël dhe të moshuar që i gjen në një nga pikat kufitare me BE", theksoi Stojakoviq.

Duke komentuar rolin e agjencive turistike në kohën e zhvillimit të internetit dhe teknologjive dixhitale, Stojakoviq thotë se një numër gjithnjë e në rritje i të rinjve vendosin të organizojnë udhëtimet e tyre të pavarura.

"Turistët kanë kërkuar ndërmjetësimin e agjencive të udhëtimit për më shumë se 150 vjet. Me zhvillimin e teknologjive të informacionit dhe internetit, një numër i madh i të rinjve krijojnë dhe paguajnë në mënyrë të pavarur për biletat e tyre të udhëtimit dhe pushimeve", tha ai.

Ndërkaq sikurse shtoi, agjencitë turistike përpiqen që klientëve të tyre t’u ofrojnë siguri të plotë dhe shërbime të favorshme pagesash.

“Agjencitë turistike para së gjithash punojnë që t’u ofrojnë siguri klientelës së tyre dhe kushte më të favorshme pagesash që shpesh nënkuptohet pagesë deri në gjashtë këste çka lehtëson ndjeshëm udhëtimin e klientëve tanë” tha Stojakoviq.

Ky I fundit kujton se me rastin e liçensimit të agjencive turistike është e detyrueshme posedimi I garancive të përshtatshme për mbrojtjen e udhëtarëve.

Gjatë licencimit, është e detyrueshme polisa falimentuese dhe politisa e Fondit të Garancisë për rastin kur agjencia dështon, pasagjerët të kompensohen” konkludon Stojakoviq.