Lajçak: Vuçiq tregoi një qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira
Burim: Kosovo Online
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ka thënë pas takimit me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq dhe anëtarët e tjerë të “pesëshes së madhe” ka thënë se kanë pasur një takim intensiv dhe të hapur.
“Presidenti Vuçiq tregoi një qasje të përgjegjshme dhe vullneti për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane për Serbinë. Për ne, zbatimi i BKS-së është një element kyç i stabilitetit”, tha Lajçaku.
Ai deklaron se janë të bindur se plani i prezantuar në shtator është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe integrimin evropian të rajonit.
“Puna jonë do të vazhdojë pa vonesë”, ka theksuar Lajçaku.
0 komentet