Lekaj: Kurti nuk po kërkon zgjidhje, por alibi për dështimet e veta
Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, tha se qeveria po e shtyn me vetëdije Kosovën drejt zgjedhjeve dhe se fajtori i vetëm për këtë është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili, siç thotë ai, nuk po kërkon zgjidhje, por alibi për dështimet e veta.
"Me këtë mentalitet ekskluziv të qeverisë, vendin po e shtyn me vetëdije drejt zgjedhjeve. Kjo nuk është paaftësi aksidentale, është një strategji për të shmangur përgjegjësinë. Kur nuk arrin të ndërtosh një konsensus në lidhje me zgjedhjen e presidentit, kjo tregon se ke dështuar në thelb si shumicë qeverisëse", tha Lekaj.
Ai shtoi se, nëse ka zgjedhje të reja, i gjithë faji do të jetë mbi Kurtin, sepse, sipas tij, kryeministri po e përdor Kosovën si mjet për llogaritje politike.
Lekaj theksoi se kriza politike nuk është rastësi, por pasojë e faktit se shumica nuk di të bashkëpunojë, raporton Gazeta blic.
"Fajtori ka një emër dhe mbiemër: Albin Kurti. Ai e përdor shtetin si mjet për llogaritje politike. Në vend që të bashkojë spektrin politik, ai e ndan atë për hir të interesave të veta. Kurti nuk po kërkon një zgjidhje, por një alibi për dështimet e tij", përfundoi Lekaj.
0 komentet