Lista Serbe: Kërkojmë reagim të prekshëm nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për lëvizjet e njëanshme të Prishtinës

Kryesia e Listës Serbe njoftoi se i kanë dërguar një letër ambasadorëve të Quint-it, BE-së, OSBE-së dhe shefes së misionit të UNMIK-ut, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm dhe të prekshëm kundër veprimeve të njëanshme të Prishtinës për të penguar punën e institucioneve serbe në Kosovë, dhe jo deklarata të zbehta që në Prishtinë askush nuk i merr seriozisht.
"Mbështetur në përfundimet nga takimi i zgjeruar i Kryesisë së Listës Serbe dhe në lidhje me veprimet e dhunshme, të njëanshme dhe eskaluese të regjimit në Prishtinë, konkretisht pengimin e punës së dhjetë organeve të përkohshme, Zyrës së Fondit PIO në Graçanicë, Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Qendrës për Punë Sociale, degës së Postës së Serbisë, ne kemi dërguar një letër ambasadorëve të Quint-it, BE-së, OSBE-së dhe shefes së misionit të UNMIK-ut," thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Siç kanë theksuar, në letër është treguar rreziku i veprimeve nga Prishtina dhe është kërkuar një reagim i menjëhershëm.
"Duam t'ju informojmë se ambasadorëve të Quint-it, BE-së, OSBE-së dhe shefes së misionit të UNMIK-ut u është dërguar një letër ku kemi theksuar qartë rrezikun e veprimeve të tilla që synojnë përndjekjen e gjithçkaje serbe nga Kosova, rrezikimin e mbijetesës së popullit serb dhe kemi kërkuar një reagim të menjëhershëm dhe të prekshëm kundër një sjelljeje të tillë të regjimit të Kurtit, dhe jo deklarata të zbehta që në Prishtinë askush nuk i merr seriozisht," thuhet në njoftimin.
komentet