Lista serbe: Sulmi ndaj Radiqit është pasojë e politikës anti-serbe të regjimit në Prishtinë

Srpska Lista
Burim: Kosovo Online

Keqtrajtimi dhe rrahja brutale e Dejan Radiqit nga fshati i Gracka e Vjetër, që sipas dëshmisë së tij, është kryer nga persona që flisnin në gjuhën shqipe, është pasojë e politikës anti-serbe të regjimit në Prishtinë, i cili inkurajon akte të tilla me dhunën e saj të përditshme dhe të çdo lloji kundër popullit serb dhe politikën e tij të mosndëshkimit, përderisa bashkësia ndërkombëtare po bëhet e shurdhër, ka njoftuar Lista Serbe.

“Dejanin e kanë lidhur në shtëpinë e tij familjare dhe e kanë rrahur pa mëshirë derisa e kanë rraskapitur, e më pas e kanë grabitur dhe e kanë lënë, derisa e kanë ndihmuar fqinjët serbë. Për shkak të lëndimeve ai është shtruar në spital dhe gjendja e tij po monitorohet”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Lista Serbe e dënoi ashpër këtë akt dhe kërkon që përgjegjësit të gjenden dhe të sanksionohen sa më parë.

“Banorët e Grackës së Vjetër kanë vite që nuk e kanë marrë veten nga vrasja e dhimbshme e korrësve të këtij fshati, dhe ky akt i urryer shkaktoi indinjatën, frikën dhe ankthin e serbëve. Ne kërkojmë që përfaqësuesit ndërkombëtarë të vijnë në Grackë e Vjetër dhe të shohin nga afër se si jetojnë serbët, si duket kur institucionet e Kosovës kujdesen për sigurinë e tyre dhe se si politika antiserbe e zbatuar nga Albin Kurti reflekton në jetën e përditshme të popullit tone”, theksohet në komunikatë.