Zyra për KdheM: Sulmi ndaj klerikut të KOS është dëshmi se urrejtja ndaj serbëve në Kosovë ushqehet dhe tolerohet politikisht
Zyra për Kosovë dhe Metohi ka bërë të ditur se sulmi fizik ndaj një kleriku të Kishës Ortodokse Serbe dhe përpjekja për të frikësuar një grup të pelegrinëve serbë në Prizren është pasojë e drejtpërdrejtë e faktit se urrejtja ndaj serbëve, ortodoksis dhe gjithçkaje serbe është e kultivuar dhe toleruar politikisht në Kosovë në dy dekada e gjysmë të fundit.
“Prizreni është qytet i një rëndësie të veçantë për popullin serb për historinë shpirtëroren e tij dhe klerit, teologëve dhe pelegrinve serbë duhet t'i garantohet niveli më i lartë i sigurisë, sepse mesazhi që të gjithë së bashku dërgojnë është mesazh i paqes dhe tolerancës. “Incidentet e këtij lloji në Prizren janë një simptomë e një vale të re të radikalizimit politik në Kosovë dhe Metohi dhe një paralajmërim se urrejtja e akumuluar e ekstremistëve ka qenë një kërcënim konstant dhe i kudondodhur për paqen dhe sigurinë për një çerek decade”, thuhet në një deklaratë e Zyrës për Kosovë dhe Metohi.
Ata shtojnë se frikësimi në baza etnike dhe fetare është diçka që ekstremistët shqiptarë as që e konsiderojnë si vepër penale, pasi siç thonë ata, Prishtina, pas ardhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë, fare hapur ushtron dhunë institucionale kundër popullit serb, duke u dhënë shembull individëve ekstremë, të cilët padyshim e perceptojnë si dritë jeshile për t'iu bashkuar sulmeve ndaj vetë serbëve.
“Nuk ka mëkat më të madh se sulmi ndaj njerëzve që përhapin mesazhe të krishtera paqeje dhe për këtë arsye shpresojmë që incidenti i djeshëm të jetë një lloj paralajmërimi edhe tek sponsorët e huaj politikë të regjimit të Kurtit”, përfundojnë.
komentet