Llaziq: Personat e ndaluar lirohen nga paraburgimi, ndaj tyre janë iniciuar procedura për kundërvajtje

policija privela osobe na Gazimestanu
Burim: Kosovo Online

Serbët që u ndaluan sot nga Policia e Kosovës pas pas shërbimit përkujtimor në Gazimestan janë liruar nga paraburgimi, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedura për kundërvajtje, konfirmoi për Kosovo online avokati Bogdan Llaziq.

Sipas tij, mes të ndaluarve ishte edhe një person i mitur, ndaj të cilit po zhvillohet një procedurë e veçantë, ndërsa, siç tha ai, 35 persona janë liruar nga ndalimi, por dokumentet e tyre janë konfiskuar.

Llaziq theksoi se ndaj tyre po zhvillohet procedurë për kundërvajtje dhe jo procedurë penale, ndërsa seanca gjyqësore është caktuar për nesër në orën 13:00.

Ai shtoi se personat e ndaluar janë nga Kosova, por edhe nga pjesë të ndryshme të Serbisë qendrore dhe rajonit.

Policia e Kosovës njoftoi se të ndaluarit, sipas deklaratës së saj, provokuan të pranishmit duke brohoritur parulla provokuese që përmbanin elemente të nxitjes së urrejtjes, duke shkelur kështu dispozitat ligjore.

Lidhur me arrestimet reagoi Lista Serbe, e cila i cilësoi ato si një përpjekje për frikësim dhe dëshmi të represionit të regjimit në Prishtinë, për çka, sipas saj, janë informuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Nënkryetari i Listës Serbe, Dallibor Jevtiq i dërgoi gjithashtu një letër Zyrës së Shtëpisë së Bardhë për Partneritetet e Bazuara në Besim dhe Fqinjësi, në të cilën tërhoqi vëmendjen urgjente të zyrtarëve amerikanë mbi përshkallëzimin e represionit dhe shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Menjëherë reagoi edhe Zyra për Kosovë dhe Metohi e Qeverisë së Serbisë, e cila njoftoi se do të informojë të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë për ndalimet, duke e cilësuar këtë veprim si një akt të turpshëm dhe të papranueshëm represioni nga regjimi i Albin Kurtit.