Macut: Uniteti rajonal më i rëndësishëm se kurrë
Kryeministri i Sërbisë Gjuro Macut tha sot në Sofie në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP) se Sërbia do të qëndrojë partnere e besueshme dhe konstruktive në të gjitha iniciativat rajonale që kontribuojnë tek paqja, stabiliteti, qëndrueshmëria zhvilluese dhe lidhje më të madhe.
Macut në Samit theksoi se në botën e pasigurisë gjeopolitike, uniteti rajonal është më i rëndësishëm se kurrë dhe shtoi se Sërbia mbetet e përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në përballjen me sfidat e përbashkëta, përfshirë krimin e organizuar, migrimin e parregullt, kërcënimet kibernetike, rreziqet hibride, fatkeqësitë natyrore dhe situata të tjera emergjente që gjithnjë e më shumë i tejkalojnë kufijtë kombëtarë.
Sipas fjalëve të tij, 30 vitet e SEECP treguan leksion të thjeshtë por të rëndësishëm, se progresi arrihet përmes partneritetit dhe dialogut dhe jo përmes izolimit dhe ndasive.
Tre dekadat e SEECP përfaqësojnë shumë më tepër sesa jubileut institucional, ato dëshmojnë për pjekurinë politike të rajonit tonë dhe kuptimin tonë të përbashkët se bashkëpunimi nuk është gjë zgjedhjeje, por parakusht për paqe, stabilitet dhe prosperitet, theksoi kryeministri.
Ai tha se Sërbia mund të jetë e kënaqur me progresin e arritur në periudhën e kaluar, sepse rajoni i Ballkanit Perëndimor është transformuar ndjeshëm në kuptimin politik, ekonomik e social.
"Megjithatë, sfidat që janë para Sërbisë na kujtojnë në atë që puna për ndërtimin e Europës Juglindore stabile dhe të begatë nuk ka mbaruar ende, theksoi kryeministri dhe shtoi se Sërbia bashkëpunimin rajonal e vëzhgon si një nga shtyllat kryesore të politikës së saj të jashtme dhe se mbetet e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përmirësimin e dialogut dhe mbështetjen e iniciativave që sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë", tha Macut, njofton Qeveria e Sërbisë.
Sipas fjalëve të Macutit, pasiguria gjeopolitike, rreziqet e sigurisë, sfidat energjetike, ndryshimet klimatike, ndryshimet teknologjike dhe presionet demografike na ndikojnë të gjithëve dhe asnjë shtet nuk mund t'u përgjigjet vetë efikasisht këtyre sfidave.
"Lidhjet më të forta ekonomike rajonale nuk janë vetëm qëllim ekonomik, ato përfaqësojnë investim strategjik në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të rajonit. Duhet të vazhdojmë të ndërtojmë rajon ku mallrat, shërbimet, kapitali, njohuritë dhe njerëzit lëvizin më lirshëm, ku kompanitë mund të rriten përtej kufijve, dhe ku inovacioni, hulumtimi dhe sipërmarrja marrin nxitje shtesë", tha Macut.
Gjithashtu, kryeministri tha se Sërbia mbetet tërësisht e përkushtuar në rrugën e vet europiane dhe zbatimit të reformave që shpejtojnë integrimin ekonomik të saj në tregun unik të Unionit Europian.
Në këtë kontekst, sikurse tha, pranimi i Sërbisë në Zonën Unike të Përbashkët të Pagesave në Euro (SEPA) përfaqëson hap të rëndësishëm drejt integrimit më të ngushtë ekonomik me BE dhe përfitimeve më të mëdha për qytetarët dhe ekonominë.
Kryeministri tha dhe se Komisioni Europian konfirmoi edhe një herë se Kapitulli 3 është teknikisht gati për çelje duke shprehur bindjen se me çeljen e tij do t'i jepte shtysë procesit të pranimit të Sërbisë në BE dhe do të forconte kontributin e saj në hapësirën ekonomike europiane.
“Sërbia mbështet qasje inovative që kanë për synim përfshirjen graduale të vendeve kandidate në politika, programe dhe korniza institucionale të caktuara të Unionit Europian edhe para anëtarësimit të plotë”, theksoi Macut.
Sipas tij, Sërbia anëtarësimin në BE, do t’a pranonte dhe pa të drejtën e vetos, nëse kjo do të siguronte akses në tregun unik dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit.
0 komentet