Macut në Antalia: Sërbia e përkushtuar në bashkëpunimin rajonal dhe rrugën europiane

Đuro Macut u Antaliji
Burim: Vlada Srbije

Kryeministri i Sërbisë Gjuro Macut ka thënë sot në Forumin Diplomatik të Antalias se mekanizmat e menaxhimit global, kanë rol të pazëvendësueshëm, por bashkëpunimi rajonal po bëhet gjithnjë e më domethënës në kushtet e pasigurisë globale në rritje.

Macut në panelin "Roli i pronësisë rajonale në kushtet e transformimit të botës moderne", theksoi se mekanizmat globalë duhet të bazohen në rregulla universale qartësisht të definuara dhe në respektimin e tyre të vazhdueshëm.

Ai theksoi se mangësitë në funksionimin e mekanizmave globalë nuk mund të kompensohen totalisht me mekanizma të tjerë, por e rëndësishme është që aktorët në nivel rajonal të investojnë përpjekje maksimale në përmirësimin e bashkëpunimit.

Sërbia, sikurse nënvizoi, është fuqishëm e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal që kontribuon në ndërtimin e besimit, proçesin e pajtimit dhe zhvillimin e përgjithshëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Kryeministri duke folur rreth avantazheve të platformave rajonale, vuri në dukje se aktorët rajonalë janë më kompetentët për t'iu përgjigjur sfidave politike, ekonomike dhe humanitare, bëhet e ditur në njoftimin e Qeverisë së Sërbisë.

Ata i kuptojnë më mirë specifikat e sfidave me të cilat përballen dhe kanë kapacitete për të ofruar përgjigje adekuate, tha kryeministri dhe përmendi krizën e migrantëve si shembull ku bashkëpunimi rajonal ka prodhuar rezultate konkrete.

Macut vlerësoi se shumë çështje kanë para së gjithash, karakter rajonal dhe se partnerët nga rajoni i zgjidhin përmes veprimeve të përbashkëta përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, tregtisë, transportit, arsimit dhe bashkëpunimit të të rinjve.

Në botën shumëpolare, sikurse tha, është thelbësore të fokusohesh në fushat në të cilat egziston kohezion. 

Sipas fjalëve të tij, duhet të fokusohemi tek ajo që na lidh dhe jo tek ajo që ndan, sepse përmes bashkëpunimit ndërtohet besimi dhe krijohen kushte për zgjidhjen e çështjeve komplekse.
Macut nënvizoi se vendet e Ballkanit Perëndimor aspirojnë anëtarësim me të drejta të plota në Bashkimin Europian dhe se iniciativat rajonale në masën më të madhe bazohen tek miratimi i standardeve europiane dhe akteve ligjore të BE.

Kryeministri si shembull të bashkëpunimit të suksesshëm përmendi marrëveshjen Cefta ku sikurse çmoi, lehtësoi ndjeshëm tregtinë dhe kontribuoi në rritjen ekonomike të të gjithë pjesëmarrësve.
Gjithashtu, siç vuri në dukje ai, iniciativat rajonale në Europën Juglindore patën rol kyç në ripërtëritjen e lidhjeve dhe forcimin e besimit pas viteve ‘90.

Në përputhje më këtë, ai paraqiti se përvojat e rajonit tonë mund të shërbejnë si model për pjesët e tjera të botës në kapërcimin e dallimeve dhe forcimin e bashkëpunimit.

Kryeministri kryesonte delegacionin e Sërbisë në Forumin Diplomatik të Antalias, ndërsa në panel përveç Macutit, merrnin pjesë dhe presidenti i Republikës Demokratike të Kongos Feliks Antoan Çisekedi Çilombo dhe presidenti i Republikës së Burundit Evarist Ndajishimije.

Gjithashtu merrnin pjesë dhe nënpresidenti i Republikës së Turqisë Xhevat Jillmaz, nënpresidenti i Republikës së Salvadorit Feliks Uloa, si dhe ndihmës presidenti dhe shefi i Sektorit të Punëve të Jashtme të Administratës së presidentit të Republikës së Azerbajxhanit Hikmet Haxhiev.