Millenkoviq: Letër OJQ-ve shqiptare të dëshmojnë se egziston keqkuptim për sërbët në Kosovë
Letra e organizatave joqeveritare që i kërkuan Komisionit Europian tërheqjen e propozimit për përfshirjen e pasaportave të Zyrës Koordinuese të MPB të Sërbisë në liberalizimin e regjimit të vizave, pasqyron keqkuptim për sërbët kosovarë dhe nevojën për dialog më të gjerë, vlerëson Kosovo Onlajn Marko Millenkoviq nga OJQ “Iniciativa e re shoqërore”.
Millenkoviq theksoi se ishin të befasuar nga letra e OJQ-ve kryesisht nga Prishtina.
“Kjo reflekton keqkuptim të pozitës së sërbëve kosovarë, mbi të gjitha sërbët që jetojnë në veri të Kosovës por edhe në përgjithësi. Të tilla qëndrime keqkuptuese kërkonin reagim nga ana jonë, ndaj erdhi kjo letër, deklarata jonë, në këtë kuptim ku tentuam të spegojmë se pozita në Kosovë është specifike dhe se kjo situatë me dokumentet dhe pasaportat dhe liberalizimin e vizave është gjithashtu specifike dhe kështu duhet trajtuar. Me të vërtetë mendoj se në këtë letër nuk janë marrë parasysh qëndrimet e sërbëve që jetojnë këtu dhe problemet me të cilat sërbët përditë ballafaqohen, por edhe problemet që kanë lidhje me marrjen e dokumenteve kosovare dhe integrimin e sërbëve, sepse integrimi nuk është përfunduar plotësisht. Mjaft sërbë ende kanë probleme me marrjen e dokumenteve, kartave të identitetit dhe pasaportave kosovare. Kjo çështje nuk është çështje integrimi, por e një natyre më të gjerë dhe duhet parë si e tillë dhe duhet parë nga ai kënd” tha ai.
Millenkoviq thëkson se nota e përcjellë në Komisionin Europian është në përputhje me përfaqësimin politik në Prishtinë.
“Kemi parë se diku në të njëjtin moment ka rastisur letër-deklarata e dhënë nga OJQ-të dhe qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe kjo dëshmon se egziston keqkuptim dhe mungesë dialogu mes sërbëve dhe jo vetëm kur bëhet fjalë për qeverinë në Prishtinë, por vlen edhe për OJQ-të individuale, pra një rreth më të gjerë të OJQ-ve, të cilat nuk kanë dialog dhe informacion nga komuniteti. Nuk e dinë se cilat janë problemet konkrete të sërbëve që jetojnë këtu” tha ai.
Duke folur për bashkëpunimin që kanë me kolegët e tyre në Prishtinë, Millenkoviq thotë se egzistojnë dallime në qëndrime.
“Kjo na tregon deri diku nevojën për dialog, dialog të gjerë, jo vetëm dialog mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe me sërbët vendas, por edhe me aspekte të tjera, shoqërinë civile dhe bashkësinë ndërkombëtare. Për këtë nevojitet të kemi proces dialogu që është në vazhdim dhe që të përpiqemi të kapërcejmë të gjitha dallimet që kemi në qëndrime dhe probleme. Ju rikujtoj, problemet e sërbëve, sidomos në veri të Kosovës, janë fort specifike dhe kërkojnë të tillë trajtim, pra specifik” beson Millenkoviq.
0 komentet