Milloviq: Qytetarët janë të shqetësuar për kërkesën e “Trepça jug“ për lirimin e lokaleve
Kryekomunari i Zveçanit Dragisha Milloviq është takuar sot me përfaqësues të kompanisë “Trepça veri“ dhe pronarët e lokaleve në qendër të Zveçanit pasi “Trepça jug“ dje vendosi njoftime në të cilat u bëhej thirrje pronarëve të lokaleve që të largoheshin për të cilat pretendohet se janë në pronësi të tyre.
Milloviq pas takimit tha se njoftimet janë vendosur vetëm në gjuhën shqipe dhe krijuan shqetësim mes pronarëve të lokaleve dhe qytetarëve.
"Dje, në orët e pasdites, në lokalet në rrugën Mbreti Milutin, u vendosën njoftime nga ana e 'Trepçës' dhe kjo vetëm në shqip. Në njoftim mes të tjerave thuhet se lokalet janë pronë e 'Trepçës' dhe se pronarët duhet t'i lirojnë ato brenda dhjetë ditësh, pra në të njëtin afat të dorëzojnë dokumentacionin nëse i posedojnë. Tek unë erdhën pronarët e atyre lokaleve. Bisedova dhe me përfaqësues të 'Trepça Veri'. Ata nuk janë njohur me këtë veprim. Po përpiqemi të vendosim kontakt dhe unë jam i disponueshëm që të flas me drejtorin e 'Trepça Jug', sepse kjo ka shkaktuar shqetësim të madh mes qytetarëve tanë. Shikojmë se çfarë po bëhet në komunën fqinje të Zubin Potokut. Pa vendim gjyqësor shemben lokale e shtëpi, njerëzit arrestohen dhe kemi frikë se një veprim i tillë, i cili kryhet pa bazë ligjore do të nisë dhe në Komunën e Zveçanit. Ne këtë nuk do t’a lejojmë. Dëshirojmë të ulemi dhe në kuptimin e duhur të sqarojmë situatën", tha ai. Milloviq theksoi se i përcolli ftesë drejtorit të "Trepça Jug" që së bashku të ulen dhe sqarojnë çështjen e cila, sikurse tha, është shumë e rëndësishme për qytetarët e Zveçanit.
Ai tha se drejtori dhe bashkëpunëtorët e "Trepça Veri" nuk ishin njohur me veprimin e vendosjes së njoftimeve nëpër lokale.
"Unë kontaktova me drejtorin dhe bashkëpunëtorët e tij nga 'Trepça Veri'. Bisedova me ta dhe ata nuk janë të njohur me këtë veprim. I’u luta të merren vesh me përfaqësues të 'Trepça Jug', sesi të mund t’a zgjidhnim këtë çështje kaq të ndjeshme për qytetarët tanë në mënyrën më të mirë të mundshme. Sepse, ja, ky është një nga pronarët e lokalit, Vojin Radivojeviq i cili në vitin 1976 e bleu lokalin e vet nga 'Trepça' dhe tani në lokalin e tij qëndron njoftimi se duhet t’a braktisë. Pra, duhet t’a sqarojmë këtë deri në fund", tha ai.
Kryekomunari i Zveçanit tha se vetëqeverisja vendore do të jetë në dispozicion të qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.
"Bëhet fjalë për ndihmë juridike, apo ndonjë lloj tjetër mbështetjeje. Zyra ime, pra zyra e kryekomunarit është e hapur për qytetarët dhe ne së bashku do të tentojmë të gjejmë me ta para së gjithash me përfaqësues të ‘Trepça’ zgjidhje. Në territorin e Komunën e Zveçanit egziston një numër i madh objektesh dhe trojesh në pronësi të “Trepçës”, por duhet ta dimë se qytetarët e Komunës së Zveçanit në masë të madhe janë punonjës të ‘Trepçës’, kështu që është një përcjellë tjetrit. Përherë kam thënë se ‘Trepça’ dhe Zveçani janë një e tërë. Baballarët dhe gjyshërit tanë i krijuan këto projekte dhe institucione me punën dhe pagat e tyre. Ndaj ky është projekt i përbashkët dhe bashkarisht duhet t'i zgjidhim problemet nëse ka të tilla", tha Milloviq.



0 komentet